Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arrijnë rekord, 192 milionë euro në tremujorin e parë

09:27 / July 31, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5764
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të ardhurat që ekonomia shqiptare përfiton nga puna e shtetasve jashtë vendit kanë shënuar një tjetër rritje të fortë në tremujorin e parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kompensimi i punonjësve arriti në 192 milionë euro, rreth 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në terma neto, pas zbritjes së të ardhurave të shtetasve të huaj që punojnë në Shqipëri, kjo shumë arrin në 181 milionë euro, me një rritje vjetore prej 26%. Këto janë nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë për tremujorin e parë të vitit. 

Sipas metodologjisë së Bilancit të Pagesave, në këtë kategori përfshihen pagat dhe përfitimet e punonjësve sezonalë, punëtorëve kufitarë dhe personave që punojnë jashtë vendit për periudha më të shkurtra se një vit, por që vazhdojnë ta kenë qendrën e interesit ekonomik në Shqipëri. 

Paralelisht, remitancat e emigrantëve arritën në 274 milionë euro, me një rritje prej 9.2% në bazë vjetore. Të marra së bashku, remitancat dhe të ardhurat nga puna jashtë vendit sollën 466 milionë euro në ekonominë shqiptare gjatë tre muajve të parë të vitit, rreth 15% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. 

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, këto flukse financiare mbuluan rreth 35% të deficitit tregtar në mallra, duke mbetur një ndër burimet më të rëndësishme të hyrjes së valutës në vend dhe një faktor me ndikim të rëndësishëm në konsumin e familjeve dhe stabilitetin e bilancit të pagesave. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon në Hagë procesi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë, palët japin deklaratat përfundimtare

12:08 / September 14, 2026

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën në GJKKO, avokatët bojkotojnë procesin

11:38 / September 14, 2026

Ambasada e SHBA-së paralajmëron protesta në Kosovë, udhëzim për shtetasit amerikanë në ditën e vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK

11:34 / September 14, 2026

Bllokuan qarkullimin pranë gjimnazit ‘Qemal Stafa’, policia shoqëron disa protestues

11:24 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.