Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Forcat Shqiponja “mbërthejnë” mjetet luksoze në Tiranë

13:48 / August 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mjetet Tr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forcat e Posaçme Shqiponja dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë ndërmarrë një nismë në bashkëpunim me Policinë Rrugore e cila synon kontrollin në terren, për goditjen e veprimeve të paligjshme nga qytetarët.

Sipas njoftimit, në fokus janë kontrollet për armëmbajtje pa leje, lëndët narkotike, kontrolli i mjeteve luksoze dhe ato të blinduara, automjetet me xhama të errësuar tej normave të lejuara etj.

Nga kontrollet e kryera në mënyrë të papritur në akset kryesore rrugore, policia ka konstatuar 82 shtetas me precedentë kriminal në fusha të ndryshme, 11 automjeteve luksoze iu janë hequr xhamat e errësuar, si dhe gjashtë persona janë shoqëruar në komisariat pasi gjatë kontrolleve janë kapur me lëndë narkotike.

Kontrollet pritet të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë, ku asnjë shkelës i ligjit nuk do të tolerohet, teksa i gjithë qëllimi i kësaj nisme është siguria për qytetarët. 

Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë intensifikuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e mjeteve luksoze, mjeteve të blinduara, automjeteve me xhama të errësuar tej normave të lejuara, përfshirë edhe xhamin e përparmë, si dhe të mjeteve me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese në qytet.

-janë kontrolluar dhe verifikuar 61 automjete luksoze;

-janë verifikuar 82 shtetas me precedentë kriminalë në fusha të ndryshme;

-11 automjeteve luksoze iu janë hequr xhamat e errësuar, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor;

-janë konstatuar dhe hequr 61 xhama të errësuar, një pjesë e tyre në xhamin e përparmë, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor;

-janë shoqëruar 5 automjete në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për verifikime të mëtejshme, njëri prej tyre mjet i blinduar;

-janë shoqëruar 6 shtetas, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë narkotike, shkopinj bejsbolli, shkopinj metalikë, si dhe është konstatuar një drejtues automjeti në gjendje të dehur.

forcat luksoze mberthejne mjetet shqiponja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shembet galeria e kromit në Bulqizë, dyshohet për një viktimë

16:17 / August 1, 2026

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë një sipërfaqe me ullishte! Rrezikojnë banesat dhe varrezat e fshatit

15:27 / August 1, 2026

“Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim” – Ilir Beqaj reagon pas lirimit: Jam i lumtur pranë familjes, beteja ligjore vijon

12:29 / August 1, 2026

Masakra e 21 janarit, Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

14:43 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.