Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mattiamiraglia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 24-vjeçar shqiptar u vra me thikë në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në Vescovato, një qytezë me rreth 4 mijë banorë në provincën e Cremona, Itali. Viktima, N. Dalipaj, dyshohet se është goditur të paktën tri herë në fyt, në kulmin e një sherri në Viale Italia. I transportuar në spital në gjendje shumë të rëndë, 24-vjeçari ndërroi jetë pak pas shtrimit.

Për këtë vrasje është ndaluar tashmë një 32-vjeçar nga Cremona, Mattia Miraglia, pa precedentë penalë dhe banues në Vescovato. Edhe ai ka mbetur i plagosur, ndodhet nën mbikëqyrje në spitalin Maggiore dhe pozita e tij po shqyrtohet nga autoriteti gjyqësor. Hetimet po kryhen nga karabinierët.

Sipas verifikimeve të para të kryera nga karabinierët, sherri që përfundoi me vrasjen mund të ketë qenë i motivuar nga arsye sentimentale, konkretisht nga xhelozia për një vajzë. Para goditjeve fatale me thikë, mes shqiptarit dhe 32-vjeçarit kishte pasur një debat në një bar.

Dukej se gjithçka kishte përfunduar aty, por më pas shqiptari, së bashku me vëllezërit e tij, u drejtua për në Vescovato, poshtë banesës së rivalit. Ky i fundit zbriti me një thikë dhe, sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, fillimisht plagosi në bark një nga vëllezërit e viktimës, e më pas goditi për vdekje 24-vjeçarin.

24 vjecar fyt Itali shqiptar thike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur

16:24 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026

5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, sot afati i fundit për aplikimet! Rikthehet Arta Marku

12:12 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.