Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shpërndarë sot mesazhin e dhënë nga zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Palmer.
Palmer në një intervistë dhënë për TCh, kishte ndër të tjera mesazh direkt për kreun e PD-së, Basha dhe kryetaren e LSI-së, Kryemadhi, se ‘nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit”.
Me një shënim në profilin e vet në Twitter, Spiropali e cilëson këtë deklaratë të zyrtarit amerikan, si një mesash fare të qartë.
Postimi i Spiropalit
Më qartë dhe me troç se kaq nuk ka! Përgjegjësit për dhunën janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Nuk do të shkelin më në SHBA po s’u ndalën SOT! Zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor dhe PIKË!
***
Zyrtari i larte amerikan e beri deklaraten ne nje interviste dhene sot per Top Channel, teksa nder te tjera theksoi:
“Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit. Ka qenë shumë e qartë në të kaluarën që kur drejtuesit duan që protestat që të jenë paqësore, ato kanë qenë paqësore. Demonstratat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të bëjnë hapa pas nga konfrontimi dhe të angazhohen në dialog konstruktiv që synon t’i japë fund ngërçit politik”.
Per vizat
‘Pengimi i një procesi zgjedhor potencialisht përbën arsye për moskualifikim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara’- tha Palmer.
Ambasada amerikane shperndan intervisten e Palmer
Ambasada amerikane ne Tirane ka ndare me ndjekesit e saj ne rrjetin social Facebook, intervisten e dhene nga Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA Matthew Palmer ne TCh.
