Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Paraja cash arrin rekord historik

16:50 / August 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Euro banknotes First series21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 5 miliardë euro qarkullojnë sot jashtë bankave, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në ekonominë shqiptare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të qershorit 2026, paraja cash arriti në 505.7 miliardë lekë, ose rreth 5.4 miliardë euro.

Një vit më parë ishte 441.9 miliardë lekë, çka përkthehet në një rritje prej 14.4%, ose afro 683 milionë euro më shumë.

PARAJA JASHTE BANKAVE mld lekë

0

Fenomeni nuk është i ri, por ritmi mbetet i fortë. Në qershor 2024 jashtë bankave qarkullonin 395.4 miliardë lekë.

Brenda vetëm dy vitesh, stoku i parasë fizike është rritur me 27.9%, ndërsa krahasuar me qershorin e vitit 2023, rritja arrin në 30%.

ECURIA E CASH-it mld lekë

2023                    389.0

2024                    395.4

2025                    441.9

2026                    505.7

Një pjesë e kësaj rritjeje shpjegohet me efektin sezonal të turizmit dhe hyrjen e remitancave gjatë verës.

Por ekspertët theksojnë se niveli i lartë i cash-it tregon gjithashtu se ekonomia vazhdon të mbështetet në pagesat me para në dorë, duke e bërë më të vështirë gjurmimin e transaksioneve dhe duke krijuar hapësira për evazion fiskal dhe informalitet.

Për të frenuar këtë fenomen, këtë vit kanë hyrë në fuqi kufizime të reja për pagesat cash, ndërsa sektorë si akomodimi, transporti dhe institucionet publike janë detyruar të ofrojnë edhe pagesa me kartë.

Megjithatë, shifrat tregojnë se ndryshimi i sjelljes së konsumatorëve mbetet ende një sfidë.

arrik cash Historik paraja rekord
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rimbursimi i Tatimit të Mbipaguar në DIVA/2025: Përfitojnë mbi 2 mijë individë me vlerë 32.7 mln lekë

14:15 / September 23, 2026

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

Qeveria miraton projektligjin për rezervat e naftës dhe nënprodukteve të saj, administrator do të jetë shteti

21:39 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.