Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekstradohet nga Italia “i forti i Bulqizës”, Fadil Tërnova. Kreu vetëm 3 vjet burg për vrasjen e një biznesmeni

16:00 / August 7, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fadil Tërnova, një 38-vjeçar nga Bulqiza, i skeduar për disa ngjarje kriminale në vendin tonë dhe në kërkim prej disa vitesh, u arrestua në Itali, dhe u ekstradua këtë të premte në Shqipëri. Zyrtarisht ndaj tij, rëndojnë akuzat për 4 vepra penale, ndërsa më herët është dënuar vetëm me 3 vite burg për vrasje.

Fadil Tërnova ka një historik të gjatë me ngjarjet kriminale. Në qarkun e Dibrës njihet si një person mjaft problematik, ndërsa edhe sot policia e vlerëson person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sot është 38-vjeçar, por kur për herë të parë policia u vu pas tij, ishte vetëm 21 vjeç.

Në vitin e largët 2009, ai u akuzua se plagosi një person në Bulqizë, dhe aty mori dënimin e parë nga drejtësia, 8 muaj burg. Sapo kishte dalë nga qelia për krimin e tij të parë, i riu nga Buqiza, në nëntor të vitit 2012, u arrestua sërish për plagosje dhe kanosje. Shumë shpejt, në vendime të dyshimta të gjykatës së Dibrës, u lirua. 5 muaj kaluan nga ky moment, kur Fadil Tërnova, bëri një vrasje.

Më 20 prill të vitit 2013, biznesmeni i kromit Shefqet Shehu me të vëllanë Vehap, shkuan në një lokal në qendër të Bulqizës për të vrarë Tërnovën, i cili ishte në tavolinë me vëllanë e të afërm të tij. Në njëpërplasje me armë,i riu vrau biznesmenin Shefqet Shehu të cilin e kishte edhe kushëri, plagosi të vëllanë e tij, e mbeti dhe vetë i lënduar. Për këtë ngjarje, ai u dënua me 3 vite burg, kohë të cilën e shleu gjatë 2 viteve në paraburgim.  Është e paqartë se si gjykata e Dibrës e dënoi vetëm 3 vite burg, por ndoshta rrethanat e ngjarjes mund të jenë konsideruar vetëmbrojtje.

Kur mendohej se i kishte mbyllur hesapet me drejtësinë, Fadil Tërnova përfshihet në të tjera ngjarje kriminale. Në 2018-ën gjykata i caktoi arrest me burg në mungesë për pengmarrje dhe kanosje për të mos kallëzuar krimin. Këtu nisën disa aksione të gjera policore për ta arrestuar sërish Tërnovën. Forcat RENEA ia dolën vetëm 2 vite më pas, në shkurt të 2020-ës në banesën e tij në fshatin Vajkal, ku edhe iu gjet një pistoletë tip “Glock”. Megjithatë, njëjtë siç mund të ketë mbyllur hesapet e vjetra me drejtësinë, edhe në këtë rast, Gjykata e la 38-vjeçarin në arrest shtëpiak. Akuza e ankimoi, dhe Apeli i Tiranës tre javë më vonë, më 28 shkurt të 2020-ës, e la në burg. Ky vendim u rrëzua në 2022-shin nga Gjykata e Lartë, e cila rikthye në fuqi arrestin në shtëpi.  Në rrethana krejtësisht të paqarta dhe të dyshimta, ai përfundoi në arrati.

Në vitet më vonë, 2023 dhe 2024, Fadil Ternova vijoi me aktivitetin e tij kriminal, duke dhunuar për shkak të detyrës shefin e policisë bashkiake Bulqizë, dhe duke tentuar të vrasë me automatik Afrim Petin në rrugën Bulqizë-Tiranë

Vetëm së fundi, ai u arrestua në Itali ku mendohet të jetë larguar në mënyrë të jashtëligjshme dhe këtë të premte u ekstradua në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Ekstradohet nga Italia, një shtetas i akuzuar/dënuar për 4 vepra penale, ndër to, për tentativë për vrasje me armë zjarri.

•shtetasi i arrestuar në Itali, F. T., 38 vjeç, lindur në Bulqizë, pasi Gjykata e Dibrës:

-në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2024, në aksin rrugor “Bulqizë-Tiranë”, shtetasi F. T. ka tentuar të vrasë me armë zjarri (automatik), shtetasin A. P., pas një konflikti verbal me të, për motive të dobëta;

-në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim;

-në vitin 2018, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

bulqizes ekstradohet forti Italia ternova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Klos/ Zjarret rezikojnë banesat në fshatin Plan i Bardhë, shpëtohet një invalid (Foto)

16:58 / August 7, 2026

610 zyrtarë u referuan për shkelje pasurie, ILDKPKI: Mbi 2300 gjoba në 11 vite

14:04 / August 7, 2026

SafeJournalists kundërshton rregulloren e re të GJKKO: “Rrezikon të kufizojë aksesin e gazetarëve në gjykatë”

12:38 / August 7, 2026

Transportonin emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

12:26 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.