Një zjarr i fuqishëm ka pushtuar pak minuta më parë fshatin Plani i Bardhë në bashkinë e Klosit.
Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave mjaft të larta dhe po rrezikohen njerëzit dhe shtëpitë e banorëve të këtij fshati.
Me porosi të Prefektit të Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, drejt fshati të rrezikuar janë nisur edhe zjarrfikësit e bashkive Mat, Dibër e Bulqizë.
Forcat e Emergjencave Civile kanë shpëtuar një invalid që ndodhej në banesën e përfshirë nga flakët.


