Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

28 emigrantë sudanezë do të kalonin drejt Malit të Zi, arrestohen dy persona në Korçë

11:37 / August 8, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 08 08 at 10.42.16 AM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë finalizuar operacionin e koduar “Route”, në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies së ndihmës emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni u organizua bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, ndërsa në përfundim të tij u arrestuan shtetasit J. M., alias D. M., 42 vjeç, banues në Korçë, dhe E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Belorta, Maliq.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi E. D. ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Dy të arrestuarit u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Plasë, në Maliq, ku kishin grumbulluar rreth 28 shtetas sudanezë.

Sipas Policisë, emigrantët më pas transportoheshin me mjete të ndryshme, në grupe prej 7-8 personash, në drejtim të veriut të Shqipërisë. Ata dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi.

Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

arrestohen emigrante Korce
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

13:40 / November 14, 2026

Asambleja Kombëtare e PS-së, Demo dhe Koçiu zgjidhen drejtues politikë për Tiranën

12:01 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Probleme me shërbimet e Microsoft në disa rajone të botës, autoritetet shqiptare paralajmërojnë qytetarët/ Kujdes nga mesazhet që ju kërkojnë fjalëkalimin

14:30 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.