Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rrezikoi pushuesit në Bunec, Policia bllokon Jet Ski-n dhe gjobit drejtuesin me 300 mijë lekë

11:59 / August 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mjet lundrues Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare në plazhin e Bunecit, pasi kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte pushuesit. Policia ndërhyri pas raportimeve të qytetarëve për mjetin lundrues që lëvizte brenda zonës së përcaktuar për sigurinë e pushuesve.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, organizuan menjëherë ndërhyrjen dhe bllokuan Jet Ski-n. Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. Gj., u ndëshkua me masë administrative prej 300 mijë lekësh të rinj për shkeljen e perimetrit të sigurisë në zonën e plazhit.

“Himarë/ Shkeli perimetrin e sigurisë, me mjet lundrues Jet Ski, pas raportimit nga pushuesit, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues dhe ndëshkon drejtuesin, me masë administrative 300 000 lekë të rinj.

Menjëherë pas raportimit nga pushuesit, në adresën e Policisë e Shtetit, për një mjet lundrues Jet Ski që kishte shkelur perimetrin e sigurisë në plazhin e Bunecit dhe po rrezikonte jetën e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, organizuan menjëherë ndërhyrjen.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u konstatua mjeti lundrues Jet Ski, i cili u bllokua nga Policia Kufitare, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi A. Gj., u ndëshkua me masë administrative 300 000 lekë të rinj, për shkelje të perimetrit të sigurisë në zonën e plazhit.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave që cenon sigurinë publike, në numrin pa pagesë 112. Reagimi i menjëhershëm dhe bashkëpunimi me qytetarët mbeten kyç për parandalimin e ngjarjeve që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e pushuesve gjatë sezonit turistik“, thuhet në njoftimin e policisë.

300 mije leke bllokoi bunec gjobit rrezikoi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“S’e harroj dot!”/ Vrasja në Korçë, dëshmitarja: E pashë djalin të shtrirë, gjaku i rridhte nga koka

21:41 / August 8, 2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

21:38 / August 8, 2026

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura/ Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati

21:03 / August 8, 2026

Sherr mes të dënuarve në burgun e Fierit, përfundojnë në spital. Si nisi konflikti

13:40 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.