Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pas deklaratës së Zelensky-t për Kosovën, Prishtina heq banderolën me mbishkrimin “Free Ukraine”, Rama: Shteti ynë duhet të respektohet

13:57 / August 9, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukrukr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deklarata e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës ka sjellë reagimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ky i fundit publikoi një video nga qendra e Prishtinës, ku shihet se po hiqet mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur më herët në shenjë solidariteti me Ukrainën.

“Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, Kryeqyteti Prishtina përgjigjet gjithmonë njëjtë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Ai theksoi se solidariteti i Kosovës me popujt që përballen me luftë, dhunë dhe persekutim mbetet i palëkundur, por shtoi se kjo nuk mund të bëhet në kurriz të shtetësisë së Kosovës.

“Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet. Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj”, u shpreh ai.

Reagimi vjen një ditë pasi Zelensky, gjatë vizitës në Beograd, deklaroi se politika e Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës mbetet e pandryshuar.

banderolen Kosoven Prishtina Rama ukraine zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026

Bordi i Paqes në OKB: Rindërtimi i Gazës do të kërkojë 71.4 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme

22:00 / September 23, 2026

Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 / September 23, 2026

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.