Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në liqenin e Pogradecit, ku një 30-vjeçar është mbytur pasi është hedhur nga varka.
Bëhet me dije se 30-vjeçari Kërtis Rizvani ishte banues në Maliq, dhe në momentin e ngjarjes ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
