Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zjarret që “dogjën” Shqipërinë, nga dora e njeriut! Nga qershori deri më sot 21 piromanë në pranga

15:48 / August 11, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 zjarret 1024x768 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pamjet apokaliptike në malin e Krujës tregojnë shkatërrimin e lënë pas nga zjarri i nisur të shtunën, më 8 gusht, flakë që u ndezën nga dora e njeriut, duke bërë që  banorët e Krujës të kalonin një natë tmerri, mes flakëve që rrezikuan seriozisht banesat e tyre. Një 73-vjeçar u arrestua por më pas u la i lirë pasi prokuroria e konsideroi ndalimin e paligjshëm për shkak të mungesës së provave. 

Një tjetër i moshuar, këtë herë në Tiranë Sami Alliu në dy ditë të ndryshme, njëra pas tjetrës, dyshohet se ndezi me vetëdije dy zjarre, një në Lundër dhe tjetrin në Shkozë. Edhe ai u arrestua nën akuzë për zjarrvënie të qëllimshme.

Këto janë vetëm dy nga rastet e arrestimeve gjatë këtij sezoni zjarresh. Nga 1 qershori deri më 11 gusht, Policia e Shtetit evidentoi dhjetëra ngjarje ku dyshohet se flakët u shkaktuan nga dora e njeriut.

Në 72 ditë, 68 zjarrvënës në akuzë! 7 të paidentifikuar

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, gjatë kësaj periudhe 72 ditore u arrestuan 21 persona, të gjithë për shkatërrim të pronës me zjarr, një pjesë e të cilëve të kapur në flagrancë, ndërsa 44 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Policia shpalli në kërkim 3 të tjerë, ndërsa totali i të përfshirëve deri më tani në ndezje zjarresh është 68 të akuzuar.

Zyrtarisht policia sqaroi se në 7 raste zjarresh autorët e dyshuar mbeten të paidentifikuar. Për 10 ngjarje të tjera vijojnë verifikimet, pasi ende nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo për shkaqe të tjera. Ndërkohë, 10 raste u klasifikuan aksidentale, pasi hetimet nuk nxorën elementë të një vepre penale.

Zjarret e qëllimshme, rreziku për deri në 20 vite burg

Zjarret e qëllimshme parashikohen si vepra penale në Kod dhe dënimet variojnë sipas pasojave të shkaktuara. Shkatërrimi ose dëmtimi i pronës me zjarr dënohet me gjobë deri në 5 vite burg. Kur zjarri vihet në kushte që favorizojnë përhapjen e flakëve apo pranë zonave të banuara, dënimi shkon nga 3 deri në 8 vite burg.

Në rastet kur preken zona të mbrojtura, trashëgimia kulturore apo infrastruktura kritike, masa e dënimit rritet nga 4 deri në 10 vite. Kur pasojat janë të rënda në materiale, dënimi mund të arrijë deri në 10 vite burg, ndërsa kur rrezikohet jeta ose shëndeti i njerëzve, parashikohet dënim nga 5 deri në 15 vite burg.

Kodi Penal parashikon gjithashtu vepra të posaçme për dëmtimin e pyjeve me zjarr, si në rastet e zjarrvënies së qëllimshme ashtu edhe të pakujdesisë. Për zjarrvënien në pyje, dënimi mund të arrijë deri në 20 vite burg kur shkaktohen pasoja të rënda për njerëzit, pronën apo mjedisin, ndërsa për zjarrin nga pakujdesia parashikohet dënim nga 2 deri në 8 vite burg.

ZJARRET NË 72 DITË

Të arrestuar                            21

Hetim në gjendje të lirë         44

Shpallur në kërkim                  3

Autorë të paidentifikuar          7

Dogjen Dora njeriut shqiperine zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndryshimet kryesore

17:31 / August 11, 2026

Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen

16:45 / August 11, 2026

KFOR nis tërheqjen graduale nga ura e Ibrit, përgjegjësia pritet t’i kalojë Policisë së Kosovës

15:57 / August 11, 2026

Berisha reagon ndaj Vuçiçit: Deklaratat e tij sinjal alarmi për Kosovën dhe të gjithë rajonin

15:49 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.