Gazetari dhe ish-kandidati i PD-së për deputet, Aulon Kalaja komentoi zhvillimet më të fundit të lidhura me propozimin e PS-së për reformën territoriale, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive në 46.
Në një intervistë për mediat, ai deklaroi se qeveria e Edi Ramës e ka pasur të përgatitur më herët hartën e re dhe se konsultimet me qytetarët kanë qenë, sipas tij, vetëm “pseudokonsultime”. Sipas tij, reforma nuk është thjesht territoriale, por lidhet drejtpërdrejt me interesat elektorale të Partisë Socialiste.
Kalaja solli si shembull Rrogozhinën që me propozimin e PS-së shkrihet si bashki, duke theksuar se bashkimi me Kavajën do të krijonte një avantazh elektoral për socialistët.
“Rama ka qenë i shqetësuar nga reagimi i 50 qyteteve në Republikën e Shqipërisë në raport me shkrirjen e bashkive. Ai ka pasur një dosje gati dhe plan konkret dhe të gjitha dëgjesat që janë bërë në territor. Nuk kanë dëgjesa por pseudëgjesa për shkak se e kanë pasur gati hartën e re elektorale. Nuk është hartë territoriale, por elektorale sesi psh Kavajën ta fitojë PS. Për shkak se PD tani e drejton të marrë Rrogozhinën që është një zonë pak më e majtë. T’ia bashkangjisim Kavajës dhe kështu të fitojë. Duhet të kërkojnë falje me reformën territoriale të vitit 2015. Kësaj radhe PD ka nxjerrë plan me 100 bashki.
Unë gjykoj se reagimet që kanë pasur qytete të caktuara dhe administrata e këtyre bashkive që shkrihen e kanë shqetësuar zotin Rama. Djegia e teserave të PS në qytete shumë të kuqe, ai ka përhapur një fjalë se do t’iu lëmë kohë që do të flasim. Ai do të fitojë kohë. Kjo është tentativë që e ka bërë herë pas here me reforma të tjera. Është reformë e rëndësishme që vjen pas Kodit Zgjedhor. Kjo e përcakton reformën zgjedhore. Kur këta e bëjnë pa pyetur njeri dhe mendoj se nuk është ogur i mirë.”, tha ai.
Ai shprehu gjithashtu pritshmëri për një reagim më të fortë nga partnerët ndërkombëtarë, duke e lidhur çështjen me procesin e integrimit europian dhe decentralizimin e pushtetit vendor.
“Prisja përgjigje të fortë të ndërkombëtareve sa i përket edhe një nga kushteve të BE për decentralizimin e pushtetit lokal. Me këtë reformë, po i mbyllim kapitujt dhe po kthehemi shumë pas. Rama kërkon të fitojë kohë, të zbusë kryetarët e bashkisë duke iu dhënë poste të tjera. Me infot që kam unë, grupin e deputetëve i ka nxjerrë në terren në këto bashki për takime personale, me kryetarët e bashkive, e njësive administrative, të PS që kanë qenë agresivë duke i ushqyer me poste të tjera që të krijojë një lloj paqeje që në tetor kur të kalojë në parlament të mos ketë kokëçarje.”, shtoi ai.
