Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Territorialja”, këshilli bashkiak i Divjakës firmos kërkesën: “Jo” bashkimit me Lushnjen

16:58 / August 12, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
divjaka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

20 anëtarë të bashkisë Divjakë kanë firmosur një shkresë ku shprehen kundër shkrirjes së institucionit me Lushnjen. Kërkesa i drejtohet kryeparlamentarit Peleshi, presidentit Begaj, kryeministrit Rama, ministrit Ervin Demo dhe komisionit të posaçëm.

Sipas shkresave të shpërndara në rrjetet sociale nga deputeti i PD, Luan Baçi, kërkohet pezullimi i çdo procedure për shkrirjen, konsultime publike me qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar, publikimin e kritereve, respektimin e autonomisë së njësive të vetëqeverisjes dhe marrjen në konsideratë të performancës.

“Ne, Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Divjakë, në përmbushje të detyrimeve tona kushtetuese dhe ligjore për përfaqësimin e interesit të qytetarëve, shprehim kundërshtimin tonë ndaj çdo propozimi për shkrirjen e Bashkisë Divjakë, në kuadër të reformës së re administrativo- territoriale.

Vlerësojmë se çdo ndryshim i organizimit territorial duhet të mbështetet në analiza të plota ekonomike, sociale, demografike dhe administrative.

Këshilli Bashkiak vlerëson se Bashkia Divjakë ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme institucionale dhe administrative për të ushtruar funksionet e saj në mënyrë
ekzistojnë argumente të mjaftueshme që justifikojnë shkrirjen e saj”,
thonë këshilltarët.

Më tej, rendisin një sërë argumentesh në mbështetje të ruajtjes së bashkisë duke e vënë theksin te stabiliteti financiar, investimet, menaxhimi i fondeve, ruajtja e identitetit duke përmbyllur me përsëritjen e kërkesës për të vijuar si njësi më vete.

Argumente që mbështesin ruajtjen e Bashkisë Divjakë:

Bashkia ka stabilitet financiar dhe administron me përgjegjësi fondet publike.

Ka përmirësuar vazhdimisht cilësinë e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

Ka realizuar investime të rëndësishme në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizime, rrugë,
ndriçim dhe hapësira publike.

Ka kapacitet për tërheqjen dhe menaxhimin e fondeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ka ruajtur identitetin historik, kulturor dhe administrativ të komunitetit.

Ofron shërbime publike pranë qytetarëve; largimi i administratës do të rriste kostot dhe
kohën e aksesit për banorët.

Ka potencial të rëndësishëm ekonomik në Bujqësi, Arsim, Turizëm, Biznes lokal dhe

Ka bashkëpunim efektiv me institucionet qendrore dhe partnerët ndërkombëtarë.
zhvillim rural.

Tregues të performancës që ka arritur Bashkia Divjakë:

Realizimi i buxhetit vjetor.

Niveli i mbledhjes së të ardhurave vendore.

Ulja e detyrimeve të prapambetura.

Numri dhe vlera e investimeve të realizuara gjatë 5 viteve të fundit.Fondet e përfituara nga grantet kombëtare dhe programet e Bashkimit Evropian.

Numri i projekteve të përfunduara sipas planit.

Përqindja e mbulimit me shërbime publike.

Koha mesatare e ofrimit të shërbimeve administrative.

Numri i bizneseve aktive dhe tendenca e tyre.

Shërbimin për turistët e huaj dhe vendas.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe shërbimeve bazë.

Treguesit e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare.

Auditimet pa gjetje të rëndësishme ose me rekomandime të zbatuara.

Treguesit e performancës sipas vlerësimeve të institucioneve shtetërore.

bashkiak divjakes jo bashkimit keshilli territorialja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tjetër aksion në Vlorë, IKMT ndërhyn për të shembur një objekt në gadishullin e Karaburunit, ndalohet autori i ndërtimit pa leje

18:44 / August 12, 2026

“Territorialja”, përfundon takimi i Ramës me 20 kryebashkiakë socialistë në Kuç të Vlorës

17:38 / August 12, 2026

“Kurti n’burg”/ Në protestën brenda Kuvendit të Kosovës shfaqet slogani i “Revolucionit Flamingo”

16:19 / August 12, 2026

Tërmeti në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

12:16 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.