Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zjarr i madh në Halkidiki të Greqisë, autoritetet evakuojnë me urgjencë banorët dhe mijëra pushues

18:41 / August 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e së enjtes Halkidikinë, një nga zonat turistike më të njohura të Greqisë, rreth 100 km nga Selaniku duke detyruar autoritetet të evakuojnë banorë dhe mijëra pushues nga qytezat Siviri dhe Fourka.

Flakët, që u shfaqën pas orës dy të mesditës, të ndihmuara nga erërat e forta, kaluan rrugën kryesore dhe zbritën deri pranë detit, duke hyrë në zonat me banesa pushimi dhe duke krijuar një front prej më shumë se 4 km.. Deri tani është konfirmuar të paktën një shtëpi e shkrumbuar, ndërsa ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e përgjithshëm të banesave të dëmtuara.

Situata u bë aq e rrezikshme sa autoritetet të cilat kanë nisur 4 mesazhe paralajmëruese nëpërmjet numrit të emergjencës 112 nisën evakuimin e njerëzve edhe nga deti. Anije të Rojës Bregdetare, mjete të zjarrfikësve dhe varka private kanë marrë banorë dhe turistë nga plazhi i Sivirit, ndërsa autobusë u dërguan për evakuimin e personave nga Siviri dhe Fourka.

Në betejën me flakët janë angazhuar 148 zjarrfikës me 54 automjete dhe katër ekipe këmbësore. Nga ajri operojnë në mënyrë periodike nëntë avionë dhe shtatë helikopterë. Në operacion marrin pjesë edhe 12 zjarrfikës nga Moldavia.

Dy zjarrfikës janë lënduar: njëri është dërguar në spital me dëmtim në këmbë, ndërsa një tjetër ka shfaqur probleme me frymëmarrjen. Kujtojmë se zona e Halkidhikisë dhe gadishulli I parë I saj, është një nga zonat më të preferuara për pushuesit ballkanikë, serbë, rumunë, shqiptarë, bullgarë apo ata nga Maqedonia e Veriut.

Por Halkidikia nuk është fronti i vetëm sot në Greqi ku mbi 5 rajone janë në alarm të kuq për gjithë fundjavën, për shkak të temperaturave dhe erërave të fuqishme që në disa raste arrijnë mbi 110 km në orë.

Zjarre të tjera shpërthyen në Aitoloakarnania dhe në Akontio të Viotisë, ndërsa vatra në Vartholomio të Ilias në Pelopones dhe në plazhin e Ofrinios në Kavala u vunë nën kontroll. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Greqinë shpërthyen 40 zjarre agro-pyjore; 31 u kontrolluan në fazën e parë, ndërsa në nëntë vatra operacionet vazhdojnë.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë kryer mbi 5 arrestime në disa rajone të vendit për shkaktim zjarresh ose shkelje të rregullave të mbrojtjes nga zjarri, ndërsa hetimet vazhdojnë për çdo vatër të re.

evakuim Greqi Halkidiki urgjence Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.