Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“The Sun”: Eksploroni Shqipërinë/ Media britanike fton të huajt: Natyra e bukur dhe qytete historike

14:15 / August 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ksamil
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vizitoni Shqipërinë, e cila është transformuar në një destinacion të mirëfilltë turistik. Kështu e nis artikullin media prestigjioze britanike “The Sun”.

Shqipëria ka shumë për të eksploruar, duke përfshirë plazhe të bukura me ujëra kristalore, një kryeqytet të qetë dhe qytete historike, shkruan media britanike.

Ndërkohë, për britanikët që duan të eksplorojnë Shqipërinë, kjo bëhet edhe më e lehtë për shkak të shtimit të linjave të fluturimit low cost.

Kryeqyteti i Shqipërisë konsiderohet një nga qytetet më me diell në Evropë, me më shumë se 2,500 orë diell çdo vit, dhe rekomandohet që të jetë ndalesa e parë e turistëve.

Veçohet Ksamili, i cili e ka marrë nofkën “Maldivet e Evropës” për shkak të plazheve të bukura me rërë të butë dhe ujë të kristaltë.

Nëse preferoni të eksploroni historinë, shkruan “The Sun”, Shqipëria ka disa qytete të bukura si Berati dhe Gjirokastra, të cilat janë të dyja Vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Berati daton 2,400 vjet më parë dhe njihet si Qyteti i një mijë dritareve, me shtëpi të bardha në formë katrore dhe kisha të shumta bizantine nga shekulli i 13-të.

Gjirokastra, nga ana tjetër, ndodhet në luginën e lumit Drinos dhe është e njohur për shtëpitë e saj të zbukuruara të shekullit të 17-të.

Për plazhe më afër aeroportit rekomandohen Durrësi dhe Golemi, të cilët konsiderohen një destinacion i shkëlqyer për dashamirësit e plazhit, falë vendndodhjes në një pjesë të gjatë të vijës bregdetare të Adriatikut.

eksploroni media britanike shqiperine The Sun
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata me zjarret/ Nëntë vatra zjarri në Shqipëri, gjashtë vijojnë të jenë aktive

15:25 / August 18, 2026

Komisioni Europian kërkon koordinim dhe konsultime për hapjen e urës mbi Ibër

15:18 / August 18, 2026

OpenAI forcon mbrojtjen e adoleshentëve në ChatGPT/ Versioni i ri kufizime më të forta

15:13 / August 18, 2026

Rama ndan pamjet/ Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit po bëhet gati për nxënësit me ambiente moderne

14:51 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.