Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tentoi të vriste 50-vjeçarin në lokal, Gjykata e Elbasanit lë në burg Poli Boriçin: Doja vetëm ta frikësoja

16:18 / August 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11759835353 gjykataeelbasanit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Poli Boriçin, 52-vjeçarin që tentoi të vriste Ermir Kertezin në një lokal në Elbasan.

Në dëshminë e tij Boriçi tha se s’ka pasur qëllim ta vriste, por vetëm ta frikësonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40 të së shtunës në lokalin në hyrje të qytetit të Elbasanit, i cili në ato momente ishte plot me klientë.

Sipas mediave lëvizjet e tij ndiqen nga atentatori Poli Boriçi, i cili ishte në kafe në shoqërinë e bashkëshortes. 52-vjeçari Boriçi çohet menjëherë, nxjerr pistoletën, ia vendos në kokë Kërtezit, por arma i bllokohet. Kërtezi reagon shpejt, shtyu atentatorin dhe largohet me shpejtësi.

Boriçi e ndoqi për pak metra dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Por policia mundi ta lokalizonte dhe arrestonte vetëm pas disa minutash.

Arma e zjarrit që dyshohet se u përdor në atentat u sekuestrua si provë materiale. Sipas Boriçit, motivi ishte hakmarrja pasi 15 vite më parë, Kërtezi i ka plagosur të vëllain dhe e ka paralizuar. Shënjestra thotë se në fakt, prej 15 vitesh jetojnë në të njëjtën lagje dhe kanë marrëdhënie normale.

Tashmë hetuesit po verifikojnë historinë e konfliktit mes palëve, verifikimin se ç’ka ndodhur 15 vite më parë dhe rrethanat se çfarë ka ndodhur me raportet mes dy familjeve.

50 vjetorin elbasanit Gjykata tentoi vriste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Ksamil, turisti portugez u vra brenda ambienteve të “Principotes” dhe më pas u nxor jashtë, trupi u la për gati 3 orë i pajetë në tokë

14:29 / August 18, 2026

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil, u godit disa herë me thikë, dyshohet se sherri nisi për një vajzë

09:42 / August 18, 2026

Vrau 20-vjeçarin në Ksamil dhe u arratis nga vendngjarja, kush është Sokol Vata, i dënuar në Angli për trafik droge

09:13 / August 18, 2026

Zjarri në hotelin në Vlorë vë në lëvizje institucionet, shtohen kontrollet në hotele

18:00 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.