Orikum- Një 67-vjeçar, i identifikuar si Lumturim Qerimi, është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur teksa 67-vjeçari po kryente disa rregullime në banesë.
Këto janë informacionet e para për ngjarjen, ndërsa pritet që Policia e Vlorës të konfirmojë rrethanat dhe detajet e plota të saj.
