Lajmin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve Kryeministri Rama e ka mësuar në takimin që po mban për fushatën elektorale në Berat. Menjeherë kryeministri i ka kthyer përgjigje Metës duke thënë se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor pasi ato nuk janë as të presidentit dhe as të partive.
“Nuk jam i befasuar se e prisja edhe këtë dhe nuk është asgjë tjetër veccse mbyllja e rrethit të një klani të bërë me kohë për një arsye të vetme për arsye se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe kërkohet varrimi I refomës në drejtësi. Por as qeverinë nuk e marrin dot zvarrë dhe as reformën në drejtësi nuk e varrosin dot dhe ne në 30 qershor do të bëjmë zgjedhje, sepse zgjedhjet nuk janë partia, nuk janë të presidentit, janë të popullit shqiptar”, tha Rama.
