Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PDK bllokon hyrjen e Qeverisë së Kosovës, kërkon zhbllokimin e Kuvendit

08:34 / August 20, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vijuar edhe të enjten aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Në aksionin e PDK-së këtë herë iu bashkuan edhe deputetë të Aleancës, si dhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë.

Prej disa ditësh, PDK-ja po zhvillon protesta dhe aksione para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive dhe zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

PDK-ja i ka kërkuar vazhdimisht kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës. Partia ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po kontribuojnë në bllokimin e funksionimit të institucioneve.

Edhe Aleanca ka kundërshtuar zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke kërkuar rikthimin e institucioneve të Kosovës në funksionalitet të plotë.

Kriza rreth konstituimit të Kuvendit ka vijuar prej disa javësh, ndërsa partitë politike vazhdojnë përplasjet lidhur me mënyrën dhe kohën e vazhdimit të seancës konstituive.

bllokon hyrjen Kosove kuvend pdk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata me zjarret në vend/ 35 vatra në 24 orët e fundit, 5 mbeten ende aktive. Shmanget rreziku për banesat në Gojan të Pukës

09:35 / August 20, 2026

Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

08:29 / August 20, 2026

Zjarri përfshin Pukën, flakët afrohen me shpejtësi pranë zonave të banuara në fshatin Gojan i Vogël

08:23 / August 20, 2026

Putin e pranon: Sulmet me dronë nga Ukraina po dëmtojnë ekonominë e Rusisë

08:19 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.