Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

10:09 / August 21, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 341
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

NATO ka thënë se çdo vendim për hapjen e mundshme të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për qarkullimin e automjeteve duhet të marrë parasysh nevojat e të gjitha komuniteteve lokale.

Një zyrtar i NATO-s ka deklaruar se KFOR-i po vazhdon të ofrojë sigurinë e nevojshme, në mënyrë që procesi diplomatik i udhëhequr nga Bashkimi Europian të mund të vazhdojë.

Ndërkohë, KFOR-i ka nisur tërheqjen graduale të pranisë së përhershme nga ura mbi Ibër, duke e lidhur këtë hap me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë. NATO ka sqaruar se ky proces është pjesë e optimizimit të vendosjes së trupave dhe mund të ndryshohet nëse situata e sigurisë përkeqësohet.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka mirëpritur tërheqjen graduale të KFOR-it nga ura. Ai ka thënë se pritet të reduktohet edhe prania e Policisë së Kosovës në këtë zonë dhe se, sipas tij, hapat e ardhshëm do të çojnë drejt hapjes së urës për automjete.

Ura kryesore mbi Ibër aktualisht është e hapur vetëm për këmbësorë. Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar hapjen e saj për automjete në vitin 2024, por nisma shkaktoi reagime dhe shqetësime nga bashkësia ndërkombëtare.

Në afërsi të urës kryesore, Qeveria e Kosovës ka ndërtuar edhe dy ura të tjera, një për këmbësorë dhe një për automjete, me qëllim lidhjen e Mitrovicës së Veriut me atë të Jugut.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka dërguar letër sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke kërkuar që KFOR-i të ndalojë zvogëlimin e pranisë së tij në urë. Vuçiq ka pretenduar se tërheqja e KFOR-it mund të rrezikojë sigurinë e serbëve në veri të Kosovës dhe ka kërkuar që çështja e urës të trajtohet në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Vuçiq ka thënë gjithashtu se Serbia do të vazhdojë të kundërshtojë politikisht këto zhvillime dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e kërkimit të një seance të posaçme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

NATO ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 dhe të garantojë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet. Sipas aleancës, KFOR-i do të vazhdojë të ketë prani të dukshme në Mitrovicën e Veriut dhe të Jugut, si dhe në pjesë të tjera të veriut të Kosovës.

Ura mbi Ibër mbetet një nga pikat më të ndjeshme të sigurisë në veri të Kosovës. Pas luftës së vitit 1999, Mitrovica u nda në veri dhe jug, ndërsa ura për vite me radhë ka qenë simbol i ndarjes dhe pikë e tensioneve ndëretnike./REL

nato qendrim ura Iber
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Verifikim digjital për mallrat e akcizës, Shqipëria me sistem modern të pullave fiskale

11:23 / August 21, 2026

U vetëshpall agjent i CIA-s, shqiptari rrezikon deportimin nga SHBA-të

11:18 / August 21, 2026

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje. Zbardhen identitetet

11:15 / August 21, 2026

Pjesë e grupit të Jetmir Papës/ Ekstradohet nga Greqia i kërkuari nga SPAK, Florjan Vuka

11:12 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.