Durrës- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull.
Rreth orës 06:15, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një biçiklist, shtetasin V. H., 32 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar, ndërsa Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
