Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ikën Sokol Sadushi/ Hapet gara për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë!

16:59 / August 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata e larte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin pas përfundimit të mandatit të tij trevjeçar.

Sadushi u zgjodh në krye të Gjykatës së Lartë më 17 tetor 2023, ndërsa mandati i tij përfundon më 17 tetor të këtij viti. Procedura e re është hapur 60 ditë përpara përfundimit të mandatit, sipas parashikimeve ligjore.

Sokol Sadushi– kreu i Gjykatës së Lartë “Ftohen të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që plotësojnë kriteret ligjore për t’u zgjedhur Kryetar dhe që dëshirojnë të kandidojnë, të paraqesin shprehjen e interesit.”

Gjyqtarët e interesuar duhet të dorëzojnë kandidaturat deri më 11 shtator 2026. Secili kandidat duhet të paraqesë kërkesën me shkrim dhe platformën personale për mënyrën se si synon ta drejtojë institucionin më të lartë të pushtetit gjyqësor.

Pas mbylljes së kandidimeve, procedura do të vazhdojë sipas rregullave të miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në vitin 2023.Kryetari zgjidhet nga Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, mes anëtarëve të saj dhe me votim të fshehtë.

Sipas ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mandati i Kryetarit të Gjykatës së Lartë është tre vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Kryetari i ri pritet të nisë ushtrimin e detyrës më 18 tetor 2026, një ditë pas përfundimit të mandatit të Sokol Sadushit, me qëllim që të mos krijohet ndërprerje në drejtimin e Gjykatës së Lartë.

Sadushi do të vijojë të ushtrojë detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë deri në vitin 2029 pasi është emëruar si gjyqtar në 2020 dhe mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë zgjat 9 vjet.

image 30
image 31

gara Hapet iken kryetarin Sokol Sadushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Beteja me flakët/ “Lëvizni, të gjithë jashtë”, nis evakuimi në Gojan të Madh të Pukës, digjen 4 banesa! 4 familje largohen nga shtëpitë në Mirditë

17:18 / August 21, 2026

Sezoni i ri në kampionatin anglez, risi për gjyqtarët dhe VAR-in

15:59 / August 21, 2026

Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, Karakaçi: Rezultat i reformave në energjetikë

15:37 / August 21, 2026

“Sokrat, jemi këtu o shpirt”/ I dyshuari për vrasjen e portugezit mbërrin në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, familjarët e presin jashtë

15:28 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.