Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

AAK me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin: Po e çon vendin nga terri energjetik në terrin politik

17:38 / August 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
07
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa thasë me qymyr u hodhën këtë të diel në hyrje të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës nga deputetë dhe anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një aksion simbolik kundër moskonstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve të treta brenda një viti, por edhe kundër politikave energjitike të kryeministrit në detyrë Albin Kurti. 

Deputetë dhe anëtarë të partisë vendosën edhe një pankartë me mbishkrimin: “Kurti dhe LVV, nga terri energjetik, në terrin politik”, duke shprehur pakënaqësinë për bllokadën institucionale dhe duke kritikuar faktin që, sipas tyre, Kosova vazhdon të blejë energji elektrike nga Serbia, pavarësisht rezervave të mëdha të qymyrit.

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, tha se simbolika e qymyrit lidhet me potencialin energjetik të Kosovës, i cili, sipas tij, nuk po shfrytëzohet.

“Duam ta dërgojmë mesazhin se me Kurtin dhe Vetëvendosjen gjatë këtyre 6-7 viteve të fundit, Kosova nga një terr energjetik që e kanë mbajtur, po kalon në terr politik. Ajo që e kemi tepër të qartë është se mesazhi dhe simbolika e qymyrit të Kosovës është se Kosova edhe më tutje po fle mbi qymyr, por rryma nuk prodhohet këtu dhe një prej pikave kryesore të ofertës gjashtë pikëshe të Aleancës lidhet me termocentralin e ri të Kosovës që duhet të bëhet. Është e qartë që gjatë këtyre viteve, rreth 1 miliard euro janë blerë rrymë në Serbi e në vende të tjera, e prej kësaj ka fituar vetëm mafia energjetike. Në kohët e fundit po shohim se punëtorët të cilët e humbin jetën duke e nxjerr këtë qymyr për popullin e Kosovës, nuk ka përgjegjësi as politike as menaxheriale”, tha Ramadani për Kosovapress. 

Javën e kaluar, Kosova nënshkroi një marrëveshje për t’i shitur qymyr Maqedonisë së Veriut, veprim që u kritikua nga partitë ish-opozitare.

AAK kosoves qeverise qymyri thase
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, dyshohet edhe për një të plagosur

17:52 / August 23, 2026

Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit

16:25 / August 23, 2026

The Sun zbulon shifrat: Ja sa të burgosur shqiptarë janë transferuar gjatë 3 viteve, nga burgjet në Angli në ato në Shqipëri

15:41 / August 23, 2026

Rama mbi tri orë mbledhje në Pogradec me drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e komisioneve/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e kryeministrit

15:03 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.