Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gonzato
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me fjalët “Mirupafshim Shqipëri! Do të rikthehem”, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i ka dhënë lamtumirën vendit tonë pas përfundimit të misionit të tij trevjeçar.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Gonzato thotë se tre vitet në Shqipëri i kanë lënë kujtime të paharrueshme.  Sipas tij, gjatë këtyre viteve pa nga afër edhe sfidat e vendit, por mbi të gjitha pa energjinë dhe vendosmërinë që e bëjnë të besojë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.

“Duket sikur ishte dje kur mbërrita në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe nisa aventurën time në Shqipëri. Tre vite më pas, zemra dhe shpirti im janë mbushur me kujtimet e takimeve të jashtëzakonshme me njerëz të jashtëzakonshëm. Kam udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, nga perëndimi në lindje, duke takuar njerëz të zgjuar, ambiciozë dhe punëtorë. Kam parë vështirësitë dhe sfidat, por kam parë edhe energjinë dhe vendosmërinë që më bëjnë të besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Së bashku me kolegët e mi të mrekullueshëm kemi punuar fort për të mbështetur dëshirën e Shqipërisë ‘për të qenë si pjesa tjetër e Evropës’, për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, në një vend me institucione të forta e të pavarura, ku mbrohen të drejtat e njerëzve më të pambrojtur, ku askush nuk lihet pas dhe ku diversiteti mirëpritet e kultivohet.”

Mesazhin e mbyll me një premtim dhe një dëshirë për të ardhmen.

“Të shtunën, kur u largova nga Porti i Durrësit, i thashë vetes: ‘Do të rikthehem’. Dhe një ditë nuk do të ketë nevojë të tregojmë pasaportën për të hyrë në Shqipëri. Deri atëherë, mirupafshim Shqipëri”, shkruan Gonzato.

FALENDERON Gonzato MBYLL misionin Shqiptaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026

Shqiptarët nuk merren me beteja të vogla

16:20 / August 24, 2026

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.