Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 50475aae7fb2df69e7bbd35f10374274 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Islandezët votojnë në 29 gusht në një referendum nëse vendi duhet të rifillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Islanda aplikoi për anëtarësim në vitin 2009 dhe nisi negociatat një vit më vonë, por procesi u pezullua në vitin 2013. Në vitin 2015, Reikjaviku njoftoi se nuk dëshironte të konsiderohej më vend kandidat, pa e tërhequr zyrtarisht aplikimin.

Një votë pro do të kishte rëndësi jo vetëm për Islandën, por edhe për BE-në dhe vendet e tjera që synojnë anëtarësimin. Islanda, me rreth 400 mijë banorë, është tashmë pjesë e zonës Schengen dhe e Zonës Ekonomike Evropiane, ndaj zbaton një pjesë të madhe të rregullave të tregut të përbashkët të BE-së.

Nëse negociatat do të rifillonin, kjo mund të ndikonte veçanërisht te Norvegjia, e cila ka refuzuar anëtarësimin në BE në referendumet e viteve 1972 dhe 1994. Një rezultat pozitiv në Islandë mund të rihapte edhe debatet për marrëdhëniet me BE-në në Grenlandë dhe Skoci, ndonëse në të dyja rastet çështja do të lidhej me marrëdhëniet me Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në Bruksel shpresojnë gjithashtu që afrimi i Islandës të japë një shtysë të re procesit të zgjerimit dhe vendeve kandidate, veçanërisht Malit të Zi, Shqipërisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Mali i Zi shihet si kandidati që mund të ecë më lehtë paralelisht me Islandën, pasi ka bërë përparimin më të madh në negociatat e anëtarësimit.

Megjithatë, rezultati i referendumit mbetet i pasigurt. Sondazhet e fundit e nxjerrin kampin pro rifillimit të negociatave përpara, por me një diferencë të vogël dhe me një numër të konsiderueshëm votuesish ende të pavendosur. Qeveria islandeze është e ndarë: Aleanca Socialdemokrate dhe Partia Reformuese mbështesin rifillimin e negociatave, ndërsa Partia e Popullit dhe opozita janë kundër.

anetaresimi i shqiperise BE islanda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.