Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lamallari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Në fokus të këtij takimi ka qenë koordinimi i prioriteteve dhe piketimi i objektivave të punës në vazhdim, me fokusin kryesor shërbimi ndaj qytetarëve dhe adresimi i shqetësimeve. Këto të fundit kanë qenë dhe porositë e kryeministrit Edi Rama për çdo dikaster, ku synimi për pjesën tjetër të mandatit, do të jetë përmirësimi i raportit qytetar-shtet dhe anasjelltas.

Lamallari e ka përmbyllur postimin e tij duke i garantuar qytetarëve besim e korrektësi në adresimin dhe zgjidhjen e shqetësime si dhe përmirësimin e shërbimeve që ofrojnë.

Postimi i Ministrit të Brendshëm

Takimi me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për të koordinuar prioritetet dhe objektivat e punës në vazhdim, me fokus të posaçëm shërbimin ndaj qytetarëve dhe domosdoshmërinë e një komunikimi të vazhdueshëm dhe adresimin e shqetësimeve të tyre.

Njerëzit presin nga ne më shumë përkushtim, empati, korrektësi dhe respekt. Një administratë më pranë njerëzve është në thelb premisa që na çon në zgjidhjen e problemeve. Besimi ndërtohet çdo ditë, në çdo komunikim dhe në çdo shërbim që ne japim.

Do të bëjmë gjithçka duhet dhe kemi në dorë të jemi në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve, të dëgjojmë më shumë dhe të adresojmë gjithçka.

Qeveria e Ramës ka vendosur në dispozicion të qytetarëve platformën e re të komunikimit virtual, ‘Pasqyra Albania’, një portal ku qytetarët do të paraqesin shqetësimet e tyre. Kjo platformë do të mbështetet nga dy mekanizma të tjera, “Flamingo Albania”, që do të mbledhë shqetësimet dhe ankesat, dhe “Radar”, për të ndjekur në kohë reale se si po trajtohen dhe zgjidhen ato nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera.

drejtues korrektesi lamallari pritshmeri qytetaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

I riu përplas për vdekje fëmijën 1 vjeçe e gjysmë në Farkë, prangoset nga policia

14:15 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.