Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Begaj pret ambasadoren e re të Holandës: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

12:23 / August 31, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 394 1024x683 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, me rastin e prezantimit të Letrave Kredenciale.

Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për thellimin e marrëdhënieve me Holandën, si një partner i rëndësishëm evropian dhe aleat i besueshëm brenda NATO-s.

Në takim u theksua se marrëdhëniet politike midis dy vendeve janë të shkëlqyera dhe, gjithashtu, marrëdhëniet ekonomike janë në nivele të larta.

Kreu i Shtetit falënderoi Mbretërinë e Holandës për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në fushat e mbrojtjes, rendit, shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, shoqërisë civile dhe medias.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua procesit të integrimit. Përmes Ambasadores Monster, Presidenti i Republikës i përcolli Holandës mirënjohje për mbështetjen në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe çmoi ndihmën në ekspertizë të Holandës për të arritur ambicien e Shqipërisë për anëtarësim deri në vitin 2030.

Presidenti i Republikës i uroi Ambasadores Monster suksese në këtë mandat, duke theksuar gatishmërinë e institucioneve shqiptare për mbështetje dhe bashkëpunim.

ambasadoren e holandes begaj pret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kurti dhe Abdixhiku drejt marrëveshjes për presidentin? Në pikëpyetje votat në Kuvend

13:01 / August 31, 2026

Rama mbledh grupin parlamentar socialist, në fokus “Besa” dhe sfidat e mandatit

12:37 / August 31, 2026

Viti i ri arsimor / Hoxha: 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, gjuha shqipe në themel të trashëgimisë sonë

12:33 / August 31, 2026

Zjarret në vend/ 5 vatra vijojnë të jenë aktive, Situata më problematike në Dajt

12:08 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.