Rama: Transparenca nuk mjafton, kërkon përgjegjësi dhe pa përgjegjësinë është kronikë, ndaj arsyeja e Pasqyrës është e pamjaftueshme pa Besën, busulla që orienton qasjen e cdo pushteti.
Besa është një fjalë e madhe, e bukur tërheqëse, ndaj e përdorin të gjithë, por përtej impaktit që ka fjala për ne është akronimi Besim Empati Shërbim dhe Angazhim. Cdo i pranishëm në këtë sallë duhet t’i bëjë vijë të sjelljes
Prania Besnike nuk është kalendar elektoral, as organizativ. Është pjesë e një sistemi që e kthen dëgjimin në kusht dhe kushtin në detyrim për t’u përgjigjur.
Problemi ynë s’ka qenë se nuk kemi ditur të bëjmë takime, madje kemi qenë aq shumë herë në hartë për takime sa askush tjetër, dhe do të duhen vite që të tjerët ti mbledhin takimet që bëjnë për të arritur në një masë të përafërt me ne. Kemi qenë kudo në hartë, në cdo pikë të hartës, por kemi munguar në pikën e hallit të njeriut. Distance nga qytetari nuk matet me kilometrat për të shkuar atje, por me sa të hapur janë veshur e tu kur ai flet.
Qytetari duhet ta dijë ku dhe kur mund ta gjejë përfaqëseusin e vet. E vemtja e kësaj jave në orën 5 është fillimi i një procesi të pranisë në gjithë territorin që nuk do ndalet në asnjë të premte nuk do ndryshojë orë, deri sa unë të jem në krye të PS. Jo për të bërë mbledhje, Prania Besnike nuk është për mbledhje, është dëgjim me radhë, ballë për ballë, tek për tek me zë të ulët, që do të thotë se kushdo të qajë hallin e tij vjen dhe pret momentin ku do të ulet në tryezë me përfaqësuesit e tij dhe do mbajnë shënim.
