Avokatët e huaj të Erion Veliajt pritet të kërkojnë që çështja lidhur me masën e arrestit ndaj kryebashkiakut të Tiranës të dërgohet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Sipas avokatëve, më 10 shtator pritet të zhvillohet një takim i dytë me Veliajn, pasi ata i kanë drejtuar një kërkesë SPAK-ut për zhvillimin e takimit.
Gjatë këtij takimi, Veliaj pritet të firmosë apelin që avokatët synojnë ta dërgojnë në Strasburg, ku do të kundërshtohet çështja e arrestit të tij.
Lëvizja e avokatëve vjen pas dy vendimeve në favor të Veliajt nga Gjykata Kushtetuese.
Në këtë mënyrë, mbrojtja e kryebashkiakut synon ta çojë në nivelin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut betejën ligjore lidhur me masën e arrestit ndaj tij.
