Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 46
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të përdorur kartën e bankës me qëllim tërheqjen e parave në ATM ose për të bërë blerje në dyqane përmes POS-eve, shpesh qytetarët përballen edhe me tarifa shtesë për këmbimin e monedhës, të cilat I vënë re vetëm pasi u janë hequr nga llogaria. Por duket se këtij problemi i ka ardhur fundi.

Banka e Shqipërisë ka vendosur rregulla të reja që mbrojnë xhepin e qytetarëve. Nga sot, bankat dhe dyqanet do të jenë të detyruara t’ju tregojnë qartë dhe para se të veproni, se sa kushton saktësisht këmbimi i valutës. Ju do ta shihni në ekranin e ATM-së ose të aparatit POS, në të cilin po kryeni pagesën se cili është kursi zyrtar dhe çfarë tarife shtesë po ju aplikohet. Madje, për çdo transaksion, banka do t’ju dërgojë edhe një njoftim elektronik në telefon.

E njëjta lehtësi do të vlejë edhe kur bëni dërgime parash ose transferta online nga kompjuteri ose telefoni. Para se ju të konfirmoni dërgimin e parave, sistemi do t’ju japë faturën e plotë se sa është tarifa e këmbimit dhe sa do të jetë shuma totale që do t’i shkojë marrësit, pa pasur frikë se do t’ju mbahen para fshehtas.

Këto ndryshime synojnë t’i japin fund abuzimeve dhe t’i bëjnë veprimet e përditshme me kartë dhe para sa më të sigurta e transparente për çdo qytetar.

banka e shqiperise rregulla te reja transferta online
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare regjisori dhe aktori Gjergj Mena

10:12 / November 2, 2026

Presidenti Begaj dekreton ndarjen e re administrative-territoriale

10:04 / November 2, 2026

Zelensky: Ukraina ende nuk ka marrë ftesë zyrtare për samitin e G20

09:56 / November 2, 2026

“Diella ju ndihmon hap pas hapi”/ Rama: 19 shërbime tashmë më të lehta për t’u përdorur në e-Albania

09:50 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.