Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin e tij social, Truth Social, një video në të cilën duket se emri i shtetit amerikan New Mexico është ndryshuar, duke hequr fjalën “Mexico” dhe duke e zëvendësuar atë me “Amerika”.
Trump nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me videon, duke lënë të hapur pyetjen nëse bëhet fjalë thjesht për një mesazh retorik apo nëse postimi lidhet me ndonjë plan të mundshëm të administratës së tij për ndryshimin e emrit të shtetit. Mediat e huaja e kanë vënë theksin pikërisht te kjo paqartësi.
