Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Transportonin emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, arrestohen dy persona në Elbasan

13:20 / September 7, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 32
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se transportonin emigrantë nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të fazave të reja të operacionit policor të koduar “Aksi”, i cili synon goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimit.

Sipas Policisë, gjatë dy fazave të fundit të operacionit janë arrestuar në flagrancë dy shtetas.

Në kuadër të fazës “Aksi 4”, u arrestua L. L., 23 vjeç, banues në Shkozet, ndërsa gjatë fazës “Aksi 5”, u arrestua E. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë operacionit, uniformat blu kanë konstatuar se dy të arrestuarit transportonin 8 emigrantë nga vendet e treta, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi edhe dy automjete, të cilat dyshohet se janë përdorur për transportimin e emigrantëve.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme.

arrestohen Elbasan emigrante te paligjshem shiqperi transportonin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nuk largohem nga detyra”/ Rama për median greke/ Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov

10:07 / October 27, 2026

Paketa fiskale/ TVSH për ushqimet ulet për herë të parë nga 20% në 6%, për turizmin shkon në 10%

09:38 / October 27, 2026

Rama u bën sërish thirrje protestuesve për dialog

08:25 / October 27, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.