Një konflikt midis disa personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, 8 shtator, në një beach bar në zonën e Lungomares.
Mendohet se arsyeja e konfliktit ka qenë banale, një grindje e çastit. Policia e Vlorës pas telefonatës është ngritur në alarm duke mbërritur në zonën e Ujit të Ftohtë.
Sherri ka degjeneruar në konflikt fizik mes palëve. Policia ka shkuar në vendngjarje. Si rrjedhojë e konflikt ka patur vetëm lëndime të lehta tek personat e përfshirë. Ndërkohë që policia vijon të jetë në kërkim të një prej shtetasve të përfshirë në këtë konflikt.
