Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pa celularë në seanca, avokatët nisin bojkotin pa afat ndaj gjyqeve në GJKKO! Zhvillohen vetëm masat e sigurisë

10:39 / September 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1786022937 godinaegjkko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

TIRANË– Nga sot nis bojkoti pa afat i avokatëve ndaj gjyqeve që do të zhvillohen në Gjykatën e Posaçme. Vendimi u mor një ditë më parë nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë, të cilët kundërshtojnë rregulloren e re të GJKKO-së, sipas së cilës avokatëve nuk u lejohet celulari në sallën e gjyqit. Bojkoti do të vijojë deri në pezullimin e rregullores, ndërsa përjashtim do të bëjnë seancat për masat e sigurisë për të mos penalizuar personat e arrestuar të cilët duhen të dalin para togave të zeza për vlerësimin e arrestit.

Avokatët e argumentuan vendimin me kufizimet që rregullorja vendos gjatë ushtrimit të profesionit, mes tyre ndalimin e mbajtjes së celularëve në ambientet e gjykatës. Sipas tyre, disa prej dispozitave bien ndesh me ligjin dhe Kushtetutën dhe krijojnë pengesa edhe për përdorimin e mjeteve të punës gjatë proceseve gjyqësore.

Dhoma e Avokatisë kishte kërkuar më herët rishikimin e rregullores, por GJKKO nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës. Për të gjithë avokatët që nuk zbatojnë vendimin për bojkot, parashikohen masa disiplinore deri në heqjen e kërkesës.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar një rregullore të re, e cila përcakton një sërë rregullash për hyrjen në godinë, ndjekjen e seancave gjyqësore dhe aktivitetin e medias të cilëve u ndalohet mbajtja e celularit.

Edhe mediat, si dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve, kanë kundërshtuar rregulloren, duke argumentuar se ajo censuron punën dhe cenon të drejtën e informimit. Ndërkohë, gazetarët që mbulojnë GJKKO-në kanë refuzuar akreditimin për të ndjekur seancat.

avokatet GJKKO masa sigurie pa celulare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama u bën sërish thirrje protestuesve për dialog

08:25 / October 27, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026

Artan Hoxha: U tentuan trazira në burgje gjatë këtyre ditëve, ja si u izoluan

22:21 / October 26, 2026

Koalicioni Shqiptar fitoi 2 mandate në parlamentin serb, MJ: Të shërbejë për më shumë të drejta

20:00 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.