Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

18:17 / September 11, 20265 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PISSA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Rezultati pozitiv i PISA për Shqipërinë që e renditi në krye të rajonit, po dhe do të shfrytëzohet nga Edi Rama dhe mazhoranca. Ishte e pritshme.

Por përtej qeverisë dhe mazhorancës, PISA është një etalon që i rri Shqipërisë në sytë dhe logjikën e shumicës së njerëzve që jetojnë brenda vendit, apo janë në diasporë.

Dëshira e shumicës së shqiptarëve për fëmijët e tyre është arsimi; e këtë obsesion e kanë edhe të varfrit, edhe të pasurit. Sipas të gjitha gjasave është një pjesë e ADN-së së shqiptarëve historikisht.

Megjithatë, ky rezultat i PISA është një zhvillim që ja vlen për ta trajtuar me argumente nga ata që e kanë dijëninë e plotë mbi faktin, por edhe ekspertët e fushës, përkatësisht intelektualët.

Unë nuk vij nga një familje arsimtarësh, të cilët në Shqipëri janë dishepuj real të një feje jo radikale që e urrejnë orientalët. Feja që flet Pashko Vasa në poemën e tij të famshme;shqiptarinë.

Duke jetuar 21 vjet me një mësuese ABC-je e fëmijë arsimtarësh, ku ka punuar në gjithë konstelacionin e Tiranës së madhe, më ka mundësuar të kuptoj e njoh mjaft këtë realitet, për të cilin pak flitet publikisht. Madje në të shumtën e rasteve keqflitet.

Në Shqipëri; nga periferia në qendër, ekziston një realitet respekti për një profesion të lidhur me jetën e fëmijëve; mësuesin. Ky realitet është dinamik, dhe vitet që kemi kaluar tregojnë një evolucion pozitiv që ka ndodhur.

Por megjithatë, realiteti historik është se arsimi bazik është historii suksesi në Shqipëri, që nga koha kur u ngjiz, pra në vitet e para të pavarësisë, qeverisjen republikane të Zogut dhe më pas Mbretërinë, ku me internatin e ideuar nga Mirash Ivanaj arsimi bazik u kthye në ekselencë.

PISA është një historii suksesi që në kohën e 5 vjeçarit mitik të Zogut e më pas pushtimit, duke vijuar me regjimin komunist, që duhet thënë; e masivizoi arsimin.

Pas viteve 90, ky masivim apo standardizim i cilësisë u prish pak nga pak, edhe si pasojë e sistemit të rekrutimit, e sidomos të menaxhimit të arsimit.

Ku militantët e fanatikët, shto këtu mitomanët e pafund që mendojnë se janë poetë e shkrimtarë i vunë një kazmë të madhe sistemit, bashkë me shumë shkolla në vend.

Qeverisja e Edi Ramës ndoshta nuk është në nivelin e arsimit bazik të Ahmet Zogut apo masivizimit të Enver Hoxhës, por solli dy standarde. Mos prekjen e mësuesit nga fanatikët e menaxhimit dhe krijimi i një sistemi rekrutimi. Pastaj tekstet janë një argument më specifik.

Ky blindim nga Edi Rama i mësuesve krijoi në realitet një zhvillim interesant; kjo armatë ishte dhe është një nga shtyllat e administratës, pavarësisht se ç’mendim politik kanë e kush qeveri vjen. Ky sistem e bëri mësuesin të rëndësishëm, e mbrojti ligjërisht, e vit pas viti u krijua një stabilitet i seriozitetit të punës, ku partia dhe emërimet politike nuk vlejnë.

Kjo solli dy faktorë; fuqizimin e mësuesve dhe rritjen e rëndësisë së arsimit publik. Ku prindër me mundësi ekonomikę të mira nuk i çojnë fëmijët e tyre në shkolla private, madje edhe kur i çojnë kërkojnë mësues publik për të ndihmuar në lëndë ku privatët, sidomos shkollat e huaja janë deficitare si shkolla shqipe.

Sot mund të thuhet pa frikë se arsimi publik, sidomos ai bazik e ka fituar betejën me privatët, janë më të konsoliduar. Ndërkohë ky fuqizim i mësuesve ka sjellë një përplasje të universitarëvë, që kanë mundësi të jenë publik me arsimtarët bazë.

Në Shqipëri kur është 7 marsi kemi një masakër publikę kundër mësuesve, sidomos të arsimit bazik. Televizione, intelektualë, emra të njohur nuk lodhen duke akuzuar mësuesit se marrin dhurata, duke përmendur edhe perversitete. Një filozof i njohur, përmend mbathjet e recipetat, si një mekanizëm që mund të bëjë penetrues mendimin e tij që në fund penetrohet në mur. Por kjo është gjë e mirë sepse është një zili që mund të sjellë edhe rezultate.

Pasi pas këtij suksesi të arsimit bazë, radhën e kanë universitetet. Që janë mbushur me plagjues që na mbinë në bark si profesora, por shqiptarët profesora mbajnë mend ata që kanë bërë librat për ilirët, e jo këto të sotmit që përdorin IA si një nxënës i klasës së gjashtë që do të bëjë një detyre shpejt e shpejt.

Logjika e arsimit bazë, atij fillor siç quhet në Shqipëri, duket se e ka ruajtur traditën që krijoi Ahmet Zogu me internatin e famshëm. E këtu fitorja është e madhe sepse është një arsim kombëtar e laik, ndërkohë në shkolla të huaja e fetare, gjuha shqipe është në nivel më të ulët se gjuhët e vendeve që financojnë, e historia është e tmerrshme.

Natyrisht mania për tu kujdesur për heronjtë e vlerat kombëtare nuk është si në kohën e Zogut dhe komunizmit, sot ka mjaft të çara. Ka mjaft nxënës që dinë pak për shumë nga konstelacioni i protagonistëve të historisë, por ama, sidomos në shkencat bazike është ruajtur një standard. Dhe këtë e thotë një studim serioz si PISA. Studim që do të sjellë shumë më tepër reputacion për vendin sesa shkrimet e bujshme për turizmin apo sektorë të tjerë. Pasi ata që i lecojnë këto rezultate nuk bëjnë skroll, shohin faktet.

europiane fobet hakmarrja mesueso PISA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Padia e gjyqtarëve për pagat, metaforma e reformës së deformuar

17:20 / September 10, 2026

Dinjitet nuk ka vetëm deputeti…

11:09 / September 10, 2026

Republika popullore e protestës

17:59 / September 9, 2026

Linçueset “ilegale” të PD që maskohen si femra

15:59 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.