Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, PDK bojkoton: Kushtetuta nuk është pazar politik

11:08 / September 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve, hapi i fundit për konstituimin e plotë të institucionit. Në sallë janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës mungon, pasi ka vendosur të bojkotojë seancat e Kuvendit.

PDK ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për procesin e konstituimit të legjislativit. Në një komunikatë, partia akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të afateve kushtetuese dhe bllokim të procesit, duke theksuar se Kuvendi duhej të ishte konstituuar brenda afatit 30-ditor, më së largu deri më 7 gusht.

Partia kundërshton gjithashtu lidhjen e zgjedhjes së nënkryetarëve me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se “Kushtetuta nuk është pazar politik”. Sipas PDK-së, ekspertët e saj po përgatisin lëndën që do t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese.

Pavarësisht bojkotit, Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se do të votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën. Sipas LVV-së, ky vendim synon të zhbllokojë procesin e konstituimit dhe të shmangë zgjedhjet e reja. Të njëjtin qëndrim e përsëritën edhe deputetët e saj teksa hynin në Kuvend për seancën e sotme.

Nga ana tjetër, kryetari i Aleancës Ardian Gjini, e ka cilësuar ndryshimin e qëndrimit të Vetëvendosjes pjesë të një skenari për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. Sipas tij, problemi nuk ka qenë te kandidatët për nënkryetarë, por te arritja e afateve që, sipas opozitës, mund të çojnë në një tjetër proces zgjedhor. Të njëjtin interpretim ka dhënë edhe deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku.

Konstituimi i Kuvendit mbetet hapi i fundit për ngritjen e institucioneve të reja në Kosovë. Vetëm pas zgjedhjes së nënkryetarëve mund të nisin procedurat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Pikërisht zgjedhja e kreut të shtetit është kthyer në pikën kryesore të përplasjes politike. Vetëvendosje kërkon që, pas konstituimit të Kuvendit, deputetët të marrin pjesë edhe në seancën për zgjedhjen e presidentit, ndërsa PDK kundërshton lidhjen e këtyre dy proceseve dhe për këtë arsye ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Për zgjedhjen e presidentit kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, Kosova do të duhet të shkojë sërish në zgjedhje.

bojkoton kosoves Kushtetuta Kuvendit pdk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Përfundon pas 4 orësh, ndërprerja e fluturimeve SHBA-Europë

13:20 / November 14, 2026

Paralajmërimi i BE: Përgatituni të mbijetoni 72 orë, ja çfarë duhet të keni tek çanta e emergjencës

11:20 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.