Filmi i njohur vizatimor, “Dy gosti”, i cili është realizuar në vitin 1982, do të restaurohet. Arkivi Qendror i Filmit bën me dije se kjo do të bëhet e mundur falë nismës “Adopto një film për restaurim”, nga një donator i panjohur.
I mbështetur në fabulën e La Fontenit, filmi tregon se si lejleku punëtor dhe i mençur hakmerret ndaj dy parazitëve dhe hajdutëve të pyllit.
“Dy gosti” zgjat rreth 11 minuta. Për regjinë dhe vizatimet është kujdesur Gazmend Leka, skenari është i Luan Ramës, ndërsa muzika është kompozuar nga Tonin Harapi.
