Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Iu vu tritol tek dera e shtëpisë në Kamëz, ‘shënjestra’ i dyshuar si porositës i disa vrasjeve

15:40 / September 13, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kamez
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë ditës së djeshme në 12 shtator, një sasi e vogël tritoli është vendosur në derën e shtëpisë së 36-vjeçarit M.L në Kamëz.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rozafa” në Bathore. Fatmirësisht, nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Edhe policia njoftoi për shpërthimin në derën e banesës.

“Më datë 12.09.2026, rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, në Bathore, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në portën e banesës së shtetasit M. L., rreth 36 vjeç.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njoftonin uniformat blu.

Kush është ‘shënjestra’, i dyshuar si porositës i disa vrasjeve

Personi, që iu vendos tritol në derën e banesës në Bathore është shtetasi M.L. Ky person njihet ndryshe edhe me emrin G.L, si dhe me pseudonimin “Maloku”.

Ai është dënuar nga SPAK për plagosje, trafik droge, dhe gjobëvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Dyshohet se ka lidhje me njerëz tepër të rrezikshëm të botës së krimit. Po ashtu, dyshohet si porositës i disa vrasjeve.

kamez porosites shenjestra tritol Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë

17:00 / September 13, 2026

Nufi: Industria e mbrojtjes, prioritet strategjik. 40 mjete të prodhuara në Shqipëri tashmë pjesë e Forcave të Armatosura

13:58 / September 13, 2026

Elton Ilirjani sjell Parashqevi Simakun në New York Fashion Week me një homazh emocionues

13:24 / September 13, 2026

Rama: Shqipëria drejt marrëveshjes me një rrjet të madh universitar në Londër, në plan hapja e 4 universiteteve të reja

12:06 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.