Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mijëra apartamente për ata pa mundësi?

20:41 / September 15, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pallate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Fatos Çoçoli

Njëlloj si me pensionistët dy vite më parë, qeveria duket se e ka kthyer vëmendjen të plotë tek të pastrehët. Sot kryeministri foli për 7 mijë çelësa apartamentesh sociale banimi, që do të jenë gati në vitin 2027.

Paketa e re ligjore për strehimin, e cila është drejt përmbylljes, parashikon vënien në dispozicion të 7 mijë apartamenteve dhe 2 mijë kredive të buta për familjet në nevojë, ato me të ardhura modeste dhe profesionistët e rinj.

Të 2 mijë kreditë do të jenë me interes zero dhe do t’u jepen profesionistëve të rinj dhe çifteve të reja për blerjen e apartamenteve me vlerë deri në 60 mijë euro.

Tabela 1. Faktorët që kanë rritur nevojën për strehim social

1. Rritja e çmimeve të apartamenteve

2. Rritja e qirave

3. Shtimi i kostos së jetesës

4. Shtimi i familjeve të cënueshme (me shumë fëmijë, me prindërit e vetëm, me persona me aftësi të kufizuara dhe familjet e prekura nga fatkeqësitë natyrore)

5. Përqendrimi urban

Pse ndërtimi i apartamenteve sociale është i rëndësishëm për ekonominë tonë?

Strehimi social nuk është vetëm një politikë ndihme për familjet e varfra. Ai ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare. Se pari, ai nxit ndërtimin dhe punësimin. Ndërtimi i apartamenteve sociale krijon kërkesë për punëtorë, materiale ndërtimi, shërbime teknike dhe profesione të tjera.

Së dyti, ai ul barrën e qirasë. Kur familjet përfitojnë banesa sociale ose mbështetje për qiranë, një pjesë e të ardhurave të tyre mund të përdoret për ushqim, arsim, shëndetësi dhe konsum.

Së treti, redukton pabarazinë. Politikat e strehimit ndihmojnë familjet që nuk mund të blejnë apartamente në tregun e lirë.

Se katerti, përmirëson produktivitetin urban. Familjet që jetojnë në banesa të përshtatshme kanë më shumë siguri ekonomike dhe sociale.

Së pesti, ndihmon zhvillimin e qëndrueshëm. Apartamentet sociale të ndërtuara pranë transportit publik, shkollave dhe shërbimeve krijojnë qytete më funksionale.

Me mijëra kredi të buta për strehimin

Për apartamentet me sipërfaqe më të mëdha, duke qenë se kufiri prej 60 mijë eurosh mund të kufizojë mundësinë për blerjen e banesave më të mëdha, qeveria parashikon një politikë të re mbështetëse për familjet e reja me një ose më shumë fëmijë. Për këtë, do të vihen në dispozicion 3 mijë apartamente, të cilat do të financohen përmes kredive të buta me një normë interesi fikse prej 3 përqind.

Këto 3 mijë apartamente me kredi të butë do t’u vihen në dispozicion familjeve të reja, me një ose më shumë fëmijë. Qeveria planifikon të subvencionojë edhe qiratë për 3 mijë apartamentet, duke zgjeruar skemën përtej shtresave në nevojë.

Fondi Kombëtar për Strehimin

Diferenca e normave të interesit, si për kreditë me interes zero, ashtu edhe për kreditë me normë fikse 3 përqind, do të mbulohet nga një fond që do të krijohet.

Do të quhet Fondi Kombëtar për Strehimin. Fondi do të përdorë 3 përqind të të ardhurave që mblidhen nga bashkitë dhe paguhen nga zhvilluesit dhe ndërtuesit, si edhe fondet e Buxhetit të Shtetit, të destinuara për strehimin.

Fondi Kombëtar për Strehimin pritet të përmbledhë edhe mekanizma të tjerë financimi dhe kredi që mund të vihen në dispozicion nga institucionet financiare ndërkombëtare. Për shembull, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) ka një program specifik dhe favorizues për strehimin, i cili pritet të bëhet pjesë e mekanizmave të financimit të Fondit Kombëtar për Strehimin.

Përveç produkteve të reja të strehimit, qeveria po mendon të nisë me program të veçantë edhe ndërtimin e disa blloqeve të banesave, të konceptuara sipas modelit “30-40-30”. 30% e banesave do t’u dedikohen banesave sociale dhe shtresave në nevojë apo të dizavantazhuara, 40% do të jenë banesa të përballueshme për familjet dhe individët e shtresës së mesme, 30% e fundit e banesave do të shkojë për shitje në tregun e lirë.

Apartamente ata cocoli mijera pamundesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

21:19 / September 15, 2026

Brahimllari: Veliaj duhej liruar në përputhje me vendimin unifikues GJK

14:38 / September 15, 2026

Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit

21:20 / September 14, 2026

Ku banojnë 4.28 milionë shtetasit shqiptarë që kanë lindur në Shqipëri?

20:40 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.