Ndalesën e radhës kryeministri Edi Rama e kishte në Mat ku prezantoi kandidatin socialist Agron Malaj. Në fjalën e tij, Malaj theksoi se pas 30 qershorit, të gjithë qytetarëve të Matit do u kthehet ajo bashki e munguar në katër vite.
“Investimet në qytetin e Burrelit do të nisin nga ky shesh për të vijuar në bllokun 1 dhe 2 të lagjes Drita, te sheshi Ahmet Zogu e në gjithë territorin që ka kjo bashki.
Ju garantoj se pas 30 qershorit do të kthejmë atë bashki të munguar për katër vite, atë bashki që do të kthehet në shërbim të Matit dhe jo në shërbim të një partie politike që ka ngelur rrugëve. Ju premtoj se do të kemi një administratë të pakorruptuar që do të jetë në shërbimin tuaj. I ftoj të gjithë qytetarët e Matit që më 30 qershor të votojmë si qytetarë evropianë”, tha kandidatin socialist Agron Malaj.
Ndërsa kryeministri Rama theksoi sërish se Malaj është njeriu i duhur për Matin, ndërsa u ndal sërish edhe te çështja e 21 janarit.
“E ka provuar hetimi i prokurorise dhe jo ne kohen tone por ne kohen e tyre. Nëse është ketu sot me ne është pikërisht per arsye se jo vetem refuzoi urdhrat dhe nuk mori pjesë ne ate masaker, perkundrazi qysh ne krye te herës u distancua. Ja pra e verteta dhe ja pra genjeshtra”, tha Rama.







