SPAK ka marrë në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto. Aktualisht Peto gjendet brenda në Prokurorinë e Posaçme.
Kjo pasi i është kërkuar nga prokurori i çështjes të sjellë praktikën shkresore rreth bllokimit të pagave.
Bllokimi i pagave po hetohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pengim i ekzekutimit të një vendimi gjykate, siç është vendimi i muajit shkurt 2026 i Gjykatës Kushtetuese.
