Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pagat e magjistratëve/ Rama fton në tryezë përfaqësuesit e gjyqësorit: Për një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë

12:02 / September 18, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama sot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar lidhur me debatin për sistemin e pagave të magjistratëve, duke kërkuar një tryezë të përbashkët mes institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë.

Ai shprehet se drejtuesit e dy këshillave të sistemit gjyqësor dhe drejtuesit e institucioneve të drejtësisë duhet t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për diskutime, me synim gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë për pagat e magjistratëve.

Sipas kryeministrit, në diskutime mund të përfshihen edhe ekspertë të Këshillit të Europës, si dhe të kontribuojë Komisioni Europian për Efiçencën e Drejtësisë.

Rama thekson se synimi duhet të jetë ruajtja e trajtimit financiar të magjistratëve, por njëkohësisht edhe garantimi i “ekuilibrit të përgjithshëm të piramidës shtetërore të pagave”. Në reagimin e tij, kryeministri vë në dukje gjithashtu rritjen e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe nivelin e pagave të magjistratëve. Ai argumenton se këto ndryshime kanë ardhur edhe si rezultat i vullnetit të shumicës qeverisëse.

Kryeministri e mbyll reagimin duke bërë thirrje për dialog institucional dhe duke theksuar se mosdakordësitë mes pushteteve duhet të trajtohen me “urtësi dhe durim”, në respekt të pavarësisë së ndërsjellë.

Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë, e për të adresuar temën e sistemit të…

— Edi Rama (@ediramaal) September 18, 2026

fton Pagat perfaqesuesit Rama zgjidhje afatgjate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Haradinaj dhe deputetët e Aleancës në shesh, i bashkohen protestës në mbështetje të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit

12:43 / September 18, 2026

OKB: SHBA-të dyshohen për krime lufte në Iran

11:44 / September 18, 2026

BE i jep Ukrainës 3.3 miliardë euro për raketa dhe dronë

11:40 / September 18, 2026

Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë, policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesëmarrësve. Përplasje në shesh

11:35 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.