Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ylli Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhet të ishte arrestuar që në krye të herës

22:10 / September 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli manjani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juristi Ylli Manjani është shprehur në “Top Story” kundër arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai u shpreh se arrestimi i Veliajt shkakton dhe një presion te gjyqtarët që e gjykojnë, sepse kanë një masë sigurie mbi “kurriz”.

Manjani gjithashtu u ndal edhe te Parlamenti Europian, të cilin e quajti si “institucionin më të papunë në Europë”.

“Për të qenë korrekt, nuk ka menduar dikush për shqiptarët. Ajo që duket dhe është e qartë, është një kauzë që prodhon mjegull dhe mjegulla shkon në favor të ujkut. Nëse duhet të ndërtojmë një diskutim mbi standardet, po standardet mungojnë. Nuk kam menduar ndonjëherë që arresti me burg është gjë e mirë, sipas konceptit tim zbatohet ose kur e zë me presh në duar ose kur ka bërë vrasje. Çdo gjë tjetër është e negociueshme. Ne e tregojmë arrestin me burg si të vetmin mjet. Kur u fut edhe kjo kultura e pandëshkueshmërisë, në emër të popullit… Kjo është kot. Këtu s’ka të pandëshkueshëm. Ajo fjala burg ka dalë nga korridoret e politikës. Kjo ka krijuar këtë kauzë ligjor.

Erion Veliaj nuk duhet të ishte arrestuar që në krye të herët, sipas pikëpamjes time. Një gjyqtar që gjykon një akuzë penale, kur nuk ka masë sigurie mbi kurriz, e ka shumë më të kollajtë kur nuk e ka procesin e masës së sigurisë. Gjyqtarët që gjykojnë dosjen “Partizani” janë shumë më të relaksuar, sepse nuk ka masë sigurie në kurriz.

Së dyti, në Shqipëri flasin të huajt, sidomos këta njerëzit pa punë të PE-së, unë nuk kam ndonjë respekt për këta. Patrlamenti Europian është institucioni më papunë në Europë. Nëse je shok i Gaz Bardhit, do flasësh si Gaz Bardhi. Kaq është Parlamenti Europian”, tha Manjani.

arrestuar denim kunder veliaj Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026

De Sousa: Shqipëria, hapa përpara në rrugëtimin drejt BE. Të ketë progres në të gjitha reformat

11:01 / September 21, 2026

Kryeministri Rama në SHBA, takim me komunitetin shqiptar në Michigan

10:22 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.