Të paktën 11 persona janë plagosur nga të shtënat me armë pranë një shkolle të mesme në Turqi, në orët e para të mëngjesit të së martës.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat turke, një person i armatosur ka hapur zjarr pranë shkollës “Iinci Uzmez” në Manisa, pak para orës 08:00.
Dy prej personave të plagosur raportohet se janë në gjendje kritike. Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.
Një person i dyshuar për përfshirjen në sulm është arrestuar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes.
Ky është incidenti i fundit në një seri ngjarjesh të rënda të regjistruara në shkollat turke gjatë këtij viti. Në prill, 16 persona u plagosën në Sanliurfa, pasi një ish-nxënës kreu një sulm.
Një ditë më vonë, një 14-vjeçar vrau nëntë nxënës dhe mësues dhe plagosi 13 të tjerë në Kahramanmaras.
