Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trump kundër mediave, Departamenti i Drejtësisë mbron ndalimin e gazetarëve

09:54 / September 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gettyimages 2296403085 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasja mes administratës Trump dhe disa prej mediave kryesore amerikane ka kaluar në gjykatë. Departamenti i Drejtësisë po mbron vendimin për t’u hequr aksesin në Shtëpinë e Bardhë gazetarëve të CNN, MS NOW dhe Politico, duke argumentuar se disa prej raportimeve të tyre mund të lidhen me shqetësime të sigurisë kombëtare.

Në një dokument të dorëzuar në gjykatën federale në Uashington, administrata Trump argumenton se qasja në Shtëpinë e Bardhë është një privilegj dhe jo një e drejtë, edhe pse liria e shtypit mbrohet nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, presidenti ka autoritet të kontrollojë aksesin e gazetarëve në zona të kufizuara të kompleksit presidencial, përfshirë Zyrën Ovale, kur në këto hapësira mund të ketë informacione të ndjeshme.

Në dokumentet e reja të gjykatës janë përfshirë edhe letra të dërguara nga Shtëpia e Bardhë te tre mediat. CNN kritikohet për raportimet mbi planet për ndërtimin e një bunkeri nën sallën e re të vallëzimit në East Wing, si dhe për disa materiale lidhur me luftën me Iranin.

MS NOW është kritikuar për raportimet mbi luftën në Iran dhe një hetim për rrjedhje informacioni. Ndërsa Politico është vënë në shënjestër për artikuj që lidhen me sanksionet ndaj Iranit, projektin e sallës së vallëzimit dhe Rusinë. Administrata u ka dhënë mediave afat deri të premten për të paraqitur kundërshtimet e tyre me shkrim.

CNN, MS NOW dhe Politico i janë drejtuar gjykatës federale, duke kërkuar rikthimin e menjëhershëm të aksesit të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat argumentojnë se administrata nuk u dha paralajmërim përpara ndalimit dhe nuk u ofroi gazetarëve mundësinë për ta kundërshtuar vendimin. Çështja pritet të shqyrtohet nga gjyqtari federal Timothy Kelly në Uashington.

Rasti është kthyer në një përballje të rëndësishme ligjore mbi lirinë e shtypit, aksesin e mediave në Shtëpinë e Bardhë dhe kompetencat e presidentit për të kontrolluar hyrjen në ambientet presidenciale.

Ndërkohë, disa media të mëdha amerikane kanë pezulluar mbulimin e drejtpërdrejtë të aktiviteteve të Trump nga brenda Shtëpisë së Bardhë, në shenjë reagimi ndaj kufizimeve të vendosura ndaj gazetarëve.

departamenti i drejtesise gazetare Media trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

15:28 / September 23, 2026

Përshkallëzohet greva e avokatëve/ Të hënën paralajmëron bojkotin e seancave për masat e sigurisë

15:24 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.