Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ndihmoi Agasin në arrati dhe i dha informacione sekrete, sot masa për ish-kreun e SHISH/ Nis seanca në GJKKO edhe për 2 të tjerët

09:22 / September 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1790157742 vlorahyseniergysaagasi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje ndaj Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të një procedimi që ka të bëjë me përkrahjen e Ergys Agasit në kohën kur ai ishte në kërkim.

Mësohet se Fatjon Kalluci, me detyrë shef i Policisë Shkencore, i ka dërguar Ergys Agasit në muajin gusht para se të arrestohej 3 foto të ekspertizës së makinës Land Rover Defender me targë GG444AA të gjetur në Equos Resort.

Ndërsa kryekamerieri i dërgonte ushqime në banesën ku qëndronte i fshehur. Të dhënat janë zbuluar në telefonin e Agasit.

Avokatët do të kërkojnë në gjykatë shpalljen e moskompetencës dhe do t’i kërkojnë gjykatës kohë për t’u njohur me aktet.

Sot në orën 12:00 GJKKO do të japë edhe masën e sigurisë për ish-kreun e SHISH, Vlora Hysenin, e cila ndodhet nën arrest shtëpie nga SPAK, ndërsa kryeministri Rama më pas e liroi nga detyra.

Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. SPAK gjeti 9 faqe dokumente sekrete të SHISH në makinën e Ergys Agasit, i arrestuar për aferën e AKSHI-t, të cilat dyshon se ia ka vënë në dispozicion Hyseni.

Kjo e fundit ishte pyetur më 18 shtator nga SPAK (jo për herë të parë), si person në dijeni për lidhjet me biznesmenin, por ka pretenduar se komunikimet mes tyre ishin në kuadër të bashkëpunimit të tij si informator i SHISH.

Në komunikimet e zbuluara nga SPAK dhe të raportuara nga Report Tv, gjenden mbi 500 komunikime mes Hysenit e Agasit ku sipas Prokurorisë, biznesmeni diktonte dhe merrte informacionin që i duhej, informohej për takime sensitive si dhe shkëmbenin edhe foto e video.

Lajm në përditësim…

agasi GJKKO informacione shish
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma territoriale, në Kuvend/ Parlamenti voton futjen në kalendar, votimi në 8 tetor

10:26 / September 24, 2026

U plagos me thikë gjatë një konflikti në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

09:15 / September 24, 2026

Protesta e “Flamingove”, masa të shtuara sigurie te Kuvendi/ Gardhe metalike dhe bllokim i akseve

08:55 / September 24, 2026

Kuvendi sot në seancë plenare/ Dy interpelanca urgjente dhe votimi për misionin në Gaza

08:48 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.