Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Njësimi i diplomave të huaja, ndryshojnë procedurat dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë nxënësit

09:47 / September 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 91
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Arsimit ka ndryshuar procedurat për njësimin e diplomave të huaja ose të ngjashme me to, të lëshuara nga shkollat private të arsimit të mesëm të lartë të licencuara në Shqipëri.

Udhëzimi i ri nr. 17, i datës 18 shtator 2026, është botuar këtë të enjte, më 24 shtator, në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi pas botimit. Ai ndryshon dhe plotëson udhëzimin nr. 9 të datës 2 qershor 2026, që përcakton procedurat për njësimin e këtyre diplomave.

Një nga risitë kryesore është zgjerimi i kategorisë së diplomave që përfshihen në procedurën e njësimit. Në udhëzimin ekzistues shtohet shprehimisht edhe kategoria e diplomave të lëshuara në përfundim të programeve të tjera ndërkombëtare nga shkollat private të arsimit të mesëm të lartë, të licencuara në Shqipëri.

Ndryshime bëhen edhe në dokumentacionin që duhet të paraqitet. Për diplomën kërkohet një kopje e njësuar me origjinalin nga noteri, e përkthyer nga një përkthyes i licencuar në Shqipëri, së bashku me vërtetimin përkatës të përkthimit.

Për listën e notave të viteve të arsimit të mesëm të lartë, udhëzimi parashikon dy mundësi. Mund të paraqitet transkripti i notave ose dëftesat vjetore të shkarkuara nga sistemi SMIP dhe të pajisura me vulë elektronike. Alternativa tjetër është vërtetimi zyrtar i notave, i lëshuar nga institucioni arsimor parauniversitar, i cili duhet të jetë i pajisur me fotografinë e nxënësit dhe me vërtetimin e zyrës vendore arsimore parauniversitare përkatëse.

Rregulla të posaçme përcaktohen edhe për rezultatet e provimeve përfundimtare. Në rastet kur këto provime janë zhvilluar, rezultatet duhet të paraqiten në kopje të njësuar me origjinalin nga noteri dhe të përkthyera nga një përkthyes i licencuar në Shqipëri, së bashku me vërtetimin përkatës të përkthimit.

Ndryshimet prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë nxënësit që përfundojnë programe ndërkombëtare në shkolla private të licencuara në vend dhe që kanë nevojë për njësimin e diplomës. Në të njëjtën kohë, përfshirja e dokumentacionit të shkarkuar nga SMIP me vulë elektronike formalizon përdorimin e dokumenteve të gjeneruara nga sistemi në këtë procedurë.

Dokumentet ndryshojne njehsimi i diplomave te huaja nxenesit procedurat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Moti i keq/ Stuhi shiu me shkarkesa elektrike dhe erë në Fier

10:25 / September 25, 2026

Nga rihapja e Ngushticës të Hormuzit te bisedimet për programin bërthamor, Irani i propozon SHBA-së një plan armëpushimi shtatëditor

09:16 / September 25, 2026

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

09:08 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.