Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Integrimi gradual/ Rama: Europa të ftojë Ballkanin Perëndimor në tryezën e BE

11:22 / September 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama kof 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka kërkuar ndryshime në mënyrën e integrimit të vendeve kandidate në Bashkimin Europian.

Rama tha se vendimet politike nuk duhet të shtyhen deri në momentin e fundit. Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përfshihen në tryezën europiane që tani.

Ai e ilustroi këtë me metaforën e “shtatë fëmijëve të Ursulës”, duke iu referuar shtatë vendeve kandidate. Rama theksoi se secili vend duhet të përfitojë në bazë të meritës dhe progresit të tij.

Kryeministri propozoi që për çdo kapitull të mbyllur, vendi kandidat të jetë plotësisht pjesë e mekanizmave europianë në atë fushë.

“Çfarë duhet të ndryshojë dhe çfarë mundet edhe të lehtësojë ato personat apo palët që ngurrojnë është që vendimet politike të mos lihen në momentin e fundit, ama të merren tani dhe pastaj në fund të lihen proceset në bazë të meritës që çdo vend ka.  Çfarë po dua të them? Do të thotë që ka një koincidencë këtu, shtatë fëmijët ka Ursula dhe BE ka shtatë kandidatë, kështu që fëmijët e Ursulës nuk u rritën në lagje, ato u rritën rreth tavolinës.

Ajo nuk i tha vajzës “shko dhe kalo ca kohë me atë gangsterin rus atje tek cepi, sepse tani mami është pak e zënë”. Ajo nuk i tha djalit “shko e luaj me ca lodra kineze”, por të gjithë ishin rreth tavolinës.

Mendoj se Evropa duhet të gjejë momentin: hajdeni të gjithë rreth kësaj tavoline dhe pastaj se çfarë merr secili nga ajo tavolinë, kjo varet nga procesi që varet te merita. Hap një kapitull e mbyll dhe për atë kapitull ti je plotësisht anëtar dhe për atë kapitull ti je plotësisht pjesë e tavolinës”, tha ai.

Ballkanin Perëndimor europa Integrimi gradual Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhje te “Vila e Kuqe”, Rama thërret sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, zbulohen detajet

12:28 / September 28, 2026

Maliqi kundër bashkimit me Korçën/ Territorialja, 21 këshilltarë votojnë kundër

12:25 / September 28, 2026

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë, 90 minuta takim me dyer të mbyllura

11:37 / September 28, 2026

Ambasadorja e BE: E ardhmja evropiane e Shqipërisë po bëhet gjithnjë edhe më e prekshme

11:29 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.