Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Në Durrës nuk ka plazhe publike, 80% e privatit. Nga Ura e Dajlanit deri te Pista Iliria, në dispozicion vetëm 4 parcela

16:17 / June 9, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
plazh durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pushuesit që do të frekuentojnë bregdetin e Durrësit përgjatë këtij sezoni turistik veror do të përballen sërish me mungesën e hapësirave publike përgjatë Adriatikut.

Raporti mes plazheve publike dhe atyre private do të jetë në të njëjtat kuota, 20 për qind hapësira publike dhe 80 për qind do të menaxhohen nga subjektet që operojnë përgjatë vijës bregdetare. Por, paradoksi qëndron se hapësirat publike janë në zona pak të frekuentueshme dhe jo në plazhin e madh të Durrësit, ku edhe shtresa e plazhistëve i frekuenton e ka më të lehtë për të shkuar pasi mbulohet nga transporti publik.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në plazhin e madh që nis nga Ura e Dajlanit e deri në afërsi të Pistës Iliria, pushuesit do të kenë në dispozicion vetëm katër parcela për t’i shfrytëzuar si hapësira publike. Pjesa tjetër e 20 përqindëshit është një pjesë në zonën e Kallmit, një hapësirë tjetër në plazhin e sektorit Rinia dhe pjesa e mbetur në veri të Durrësit, në zonën e Rrushkullit.

Pushuesit kanë ngritur me qindra herë shqetësimin se hapësirat e caktuara janë të pamjaftueshme dhe kërkojnë që në dispozicion të tyre të vihen me tepër plazhe publike. Vendimi i Këshillit të Ministrave për zonën bregdeare tashmë ka mbërritur në zyrat dhe institucionet vendore, të cilat do të kenë për detyrë zbatueshmërinë e saj.

Prefekti i Qarkut të Durrësit, Roland Nasto, shprehet se VKM-ja tashmë është zbardhur dhe si drejtues i Task-Forcës, ka për detyrë që me grupin e ngritur posaçërisht, të verifikojnë në terren zbatimin e saj. “Ligji parashikon që të gjithë subjektet të ngrenë infrastrukturën e nevojshme në vijën bregdetare, pra, të marrin masa duke ngritur kulla vrojtimi të pajisura me ekuipazhin e nevojshëm, të vendosin banja dhe dushe publike si dhe të respektojnë distancën nëpërmjet shezlongëve.

Në raste se do të gjenden në shkelje, subjekti minimalisht do të gjobitet dhe, nëse nuk do të ketë marrë masa pas një afati që do t’i përcaktojnë inspektorët, do t’i bllokohet aktiviteti”, deklaroi Nasto. Sezonin e shkuar, subjektet që operonin në vijën bregdetare të Durrësit e injoruan VKM, duke mos marrë asnjë masë.

Bregdeti i Durrësit kishte vetëm katër kulla vrojtimi, ndërkohë që ishin parashikuar 18 të tilla. Ndërsa mungesa e dusheve dhe banjave publike ishte evidente përgjatë gjithë gjatësisë së bregdetit nga Ura e Dajlanit deri në Plepa. Përjashtim bënte bregdeti në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Golemit dhe Malit të Robit, ku bregdeti ishte në kushte optimale, i pajisur me dushe, banja publike dhe me roje bregdetare, si dhe respektimi i distancave mes shezlongëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.